Hasani: Kërkoj një distancim nga e kaluara

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani ka vendosur që t’i kthehet së kaluarës komuniste duke bërë një listë të gjatë me emra të udhëheqësve të Kosovës në kohën e ish Jugosllavisë dhe pjesëtarë të aparatit shtetëror të asaj kohe, ndaj të cilëve do të ngrisë aktpadi tek Prokuroria e Kosovës dhe Prokuroria e EULEX-it, për çka e ka angazhuar avokatin, Bajram Krasnqi.
Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Rexhai Surroi, Imer Pula, Veli Deva, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimani, Sahit Zatriqi, Mehmet Maliqi, Mehmet Shoshi, Jusuf Karakushi, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Remzi Kolgeci, Rrahman Morina, Jusuf Zejnullahu, Hashim Rexhepi, Metë Kuçi, Mehmet Lumi, Hasan Mehmeti, Ibush Kllokoqi, Nazmi Mustafa, Xhemshit Gjuriqi, Hazër Susuri, Nikë Lumezi, Miftar Jasiqi, Hilmi Zhitia, Rexhep Haxhimusa dhe Vesel Latifi, janë pjesë e listës, e cila sipas deputetit Hasani do të vazhdojë edhe më tutje.
“Por listë nuk përfundon me kaq, sepse të jesh në pushtet për 45 vjet është një diçka shumë e madhe. Unë kam mbledh personat në fjalë, të cilët prej vitit 1945, kur është mbajt më 10 qershor 1945 në Prizren, Lidhja e Dytë e Prizrenit, që është vendosë që Kosova të bashkohet me Serbinë dhe prej aty kanë filluar masakrat kundër popullit shqiptar në Kosovë. Nga këta njerëz të cilët të inspiruar nga lufta e tyre atëherë ‘liridashëse’ dhe këta kanë bërë krime kundër njerëzimit ndaj popullit të vetë. Kuvendi i Kosovës duhet të deklarohet dhe në seancat e ardhshme, pikërisht kundër të kaluarës së tyre, duhet të dal me një rezolutë, apo një vendim që të distancohen nga këto krime që i kanë bërë këta individë, që kanë qenë në pushtet për 50 vjet”, ka thënë Hasani në një konferencë për media.
Deputeti i PDK-së ka thënë se këta persona janë pjesëmarrës të masakrës së Tivarit, të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, të Byrosë informative të njohur si Goli Otokut, të shpërnguljes masive, ose aksionit të armëve në kohën e Rankoviqit dhe mbështetës të politikës së Rankoviqit për shpërnguljen e 250 mijë shqiptarëve për në Turqi, po ashtu janë pjesëmarrës të ngjarjeve të viteve 1968, 1981, 1990 e tutje.
Ai ka kërkuar me këtë rast distancim nga krimet e komunizmit nga të gjithë, përfshi edhe Kuvendin e Kosovës, i cili sipas tij, duhet që me një rezolutë të distancohet nga krimet e këtij sistemi.
“Unë kam kërkuar dhe kërkoj një distancim nga e kaluara, pikërisht nga shoqëria civile, nga gazetarët, nga mjetet e informimit në përgjithësi dhe nga Kuvendi i Kosovës. Ta mbrosh të vërtetën është ndjesi, ta mbrosh të vërtetën është krenari, ta thuash të vërtetën në momentin e duhur që pas 10 vjetësh jemi çliruar nga Serbia dhe tash e dy vjet jemi shtet, ne kemi nevojë të nxjerrim një rezolutë sikur shtetet tjera që e kanë praktikuar të distancohen nga krimet e komunizmit. Komunizmi ka bërë krime në Kosovë dhe këta janë përfaqësues të atyre krimeve që i kanë nxitë individët e caktuar të bëjnë krime”, është shprehur ai.
Shumë prej të përmendurve në listën e deputetit Hasani më nuk janë në jetë dhe për ta ai thotë se duhet të ketë një dënim moral, ndërkaq ata që janë sot në pozita nëpër pushtet, duhet të deklarohen për krimet e bëra dhe të japin dorëheqje morale.
Hasani e ka bërë këtë kallëzim penal në mënyrë individuale, mirëpo nuk e përjashton mundësinë që të ketë padi të tjera nga Shoqata e të Burgosurve Politikë dhe nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut. /kosovapress/