Thaçi emëron Kryeshefat

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u mbështetur në kompetencat e tij sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ligjeve përkatëse, ka emëruar sot Nait Vrenezin, ushtrues detyre të Kryeshefit Ekzekutiv të Entit të Statistikave të Kosovës, si dhe Murat Meha, ushtrues detyre të Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
"Kryeministri Hashim Thaçi i ka marrë këto vendime, duke u bazuar në thellimin e frymës së qeverisjes së mirë, efektive dhe transparente, sundimin e ligjit, si dhe në funksion të rritjes së rezultateve të punës në këto agjenci", thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.