Rihanna, në sfidë me ngjyrat dhe tendencat e modës
Këngëtarja, e cila pëlqen të luajë me modën, në numrin e ri të revistës “Glamour”, ka pozuar para objektivit të fotografes Ellen Von Unwerth me kreacione të sofistikuara të emrave të njohur të dizajnerëve. Edhe pse është vetëm 23-vjeçare, Rihanna e di mirë se çfarë dëshiron, sidomos kur bëhet fjalë për zgjedhjet e saja të modës. Ajo ka treguar se i pëlqejnë sfidat, pavarësisht nëse bëhet fjalë për karrierën, shoqërinë, dashurinë ose veshjet, prandaj me kënaqësi të madhe ka pozuar me fustan të Marc Jacobs, sandale të Christian Louboutin, pastaj me fustan të kaltër të Vionnet, kombinimin dramatik të Yves Saint Laurent... Rezultati?! Befasues. Ende pa dalë në treg revista, me lançimin e këtyre fotove pati mjaft reagime dhe komente të fansave të artistes, por edhe të ndjekësve të modës.