Ndertimet ne Tirane, ndal eksperimenteve Agim Berisha*
Gjate nje vizite pune ne France, shijoja me endje gjithe ato bukuri te atij vendi dhe thoja me vete, jane me fat ata qe jetojne aty, jane me fat ata qe jane francez. Nuk e kam share asnjehere fatin tim, i cili ka qene me te tatepjetat e te perpjetat e veta, si per cdo njeri tjeter. Por shpesh them se nuk ka vlere vetem fati personal, ai eshte shume i rendesishem, por eshte i plote kur lidhet me fatin e kombit, pjese e te cilit je dhe ti. Eshte me fat ai komb, qe ka nje histori te tille te shkruar e te percaktuar nga njerez te medhenj. Jane me fat ata qe bejne pjese ne ate komb, qe ka nxjerre njerez te tille aq largpames. Historikisht eshte vertetuar se nje brez i nje kombi duhet te sakrifikoje per hir te brezave qe do te vijne dhe kjo sakrifice duhet t’i beje ata te mburren per paraardhesit e tyre. Nje Paris i ndertuar para qindra vitesh me ndertime monumentale, me rruge te gjera, me underground, ku jeta vazhdon dhe nen toke, me keshtjella, sheshe, monumente, statuja, muze, me te famshmet kullen Eifel e Harkun e Triumfit, ku gjithcka edhe sot eshte perfekte dhe nuk mund te heqesh asnje presje. E njerezit udhetojne nga te gjitha anet e botes dhe paguajne para per t’i vizituar. Miliona euro merr Franca vetem nga turistet, qe si lume vershojne per t’i pare. Shumica e tyre nuk flinin fare, sepse donin ta shijonin 24 ore. Me beri pershtypje nje detaj ne historikun urbanistik te tij. Para se te nderhyhej ne urbanistiken e Parisit, hyme ne ideologjine e ndertimit te atyre viteve, ne konceptin dhe ne ate qe ata donin te shprehnin. Studiuam mentalitetin dhe menyren e ndertimit te ideatoreve dhe te ndertuesve te asaj kohe. E thene ndryshe, traditen dhe ju pershtatem atyre. Sot nuk arrin te ndash kohet kur jane ndertuar objektet. Ndertimi eshte shkence ekzakte, por ndryshe nga shkencat e tjera, efekti i saj eshte i menjehershem, edhe nga bukuria, edhe nga mireqenia. Sapo zbret ne Paris, ndjehesh mire, pershtatesh menjehere me te, mbushesh me fryme edhe nga hapesirat edhe nga gjelberimi.
Ne momentin e pare cdo objekt te duket monument kulture. Ne fakt ashtu eshte, cdo objekt shpreh dicka, ka nje histori te veten. Parisi eshte vendi ku shprehet me se miri fakti, qe ndertimi eshte bere per t’i sherbyer njerezimit, eshte vendi ku shprehet me se miri fakti qe njeriu mund te nderhyje aq bukur per te ndryshuar natyren, madje e rikrijon ate po aq bukur sa origjinalja. Gjate studimit te urbanistikes se vjeter e te re parisiene, elementi paresor ne nje studim urbanistik ishte njeriu, krijimi i mjediseve me te mira per te, sa do t’i sherbeje eliminimit te zhurmave, pluhurit, sa ja lehteson menyren e jeteses dhe sa per qind ul stresin. Per cdo studim respektoheshin me rigorozitet te plote normat per parkim e gjelberim. Cdo banor ka normen e vet te gjelberimit,(respekti ndaj saj ishte si per nenet Kushtetutes). Cdo studim urbanistik i nenshtrohej nje diskutimi ne formen e referendumit me grupet e interesit dhe me gjere. Duke pare Parisin shpesh mendoj, tani eshte koha re mos eksperimentojme, kemi eksperiencat boterore aq te shumta sa kemi dhe komoditetin t’i perzgjedhim ato. Per Parisin eshte shkruar aq shume ne te gjitha gjuhet e botes, sa une nuk besoj se do te them ndonje gje te re, megjithese Parisi” te detyron”, te shkruash e te flasesh per te pa pushim. Edhe ne Tirane jane bere disa ndertime vertete te bukura, por dhe ndertime qe te bejne te ndjehesh keq, shpesh pa nje studim te mirefillte urbanistik, pa nje lidhje harmonike me objektet ekzistuese, e me e rendesishmja, pa nje plan perspektiv. Nuk do ta quaja spontan, por i diktuar nga interesat e castit, madje po t’i vereni me kujdes, ne disa pallate te reja njolla e ndertimit ka formen e parceles ndertimore. Tirana keto kohe eshte bere stres per banoret e saj. Do te dalesh ne rruge per te shkuar ne pune, ka bllokime gjithandej, ne qender, te kryqezimi i 21-shit, ne bulevardin kryesor, para 15 kateshit, etj, pallate qe kane ngushtuar rruget etj. Nje qytet qe ka patur kohen e nevojshme per te bere nje master –plan, nje qytet ku paraqiten lloj lloj te huajsh me studime urbanistike pjesore dhe keto marrin emrin studimi francez, pastaj nderhyhet dhe merr emrin studimi belg, nje qytet qe mburret me rikonstruksionin e rrugeve ekzistuese, por qe nuk kane asnje element bashkekohor, ku kembesore e makina levizin bashke. Te gjitha keto behen me parate e taksapaguesve shqiptare. Nje handikap i madh, nje popull paguan para per te shtuar stresin e tij. Nuk mendoj se kemi fuqine per te ndertuar metro, por per te zgjidhur levizjen e njerezve me kalime nentokesore ne disa pika te rendesishme mund te ishte bere, pse jo dhe te makinave ne disa kryqezime tejet te ngarkuara. Tirana eshte metropol shume i rendesishem, jo vetem per vendin tone, por dhe per rajonin. Levizja e mjeteve ne te, duhet te drejtohet me nje sistem qendror kompjuterik, qe monitoron qarkullimin gjate gjithe dites, qe nderhyn ne caste te caktuara per te ndryshuar dhe kahjen e levizjes ne funksion te ngarkeses se trafikut. E themi apo jo, e pranojme apo jo, sot Shqiperia eshte ne qender te vemendjes te shume investitoreve dhe turisteve te huaj, per shume arsye. Kemi shansin ta shfrytezojme kete fakt, dhe te mos eksperimentojme shijet apo deshirat e individeve te vecante . Neser pse jo, me ritmet e zhvillimit, me perspektivat qe ka ky vend ,me integrimin ne BE, nese nuk vijne te huajt, shqiptaret qe kane emigruar do te zgjedhin Shqiperine per te jetuar. Ndertimi lindi si nevoje per t’i sherbyer njerezimit- ky eshte kushti i pare. Thjesht ky kusht e ben percaktues faktin, qe kete kerkese nuk e permbush dot shija apo deshira e nje njeriu te vetem, apo dhe te 10 personave se bashku, qe per hir te vertetes nuk kane force per te ndryshuar te parin. Per t’u permbushur kjo, duhet shume me shume mendime , shije e kontribute nga njerez te te gjitha niveleve e formimeve. Cdo mendim i tyre eshte kontribut. Ndertimi, ne nje vend qe rilind, kerkon nje strategji dhe diskutim, nga mendimi i kualifikuar deri tek mendimi popullor. Ky fakt nuk ia ul vlerat ndertimit si biznes.
Degjoj keto dite qe flitet ne media, madje ka hapur dhe debat, per nje projekt te madh, me megapallate ne zonen e Liqenit. Gjelberimi qe kemi trasheguar eshte nje dhurate e madhe, eshte investim i shume brezave. Eshte pasuri kombetare. Ai nuk mund te shkaterrohet me nje te rene te lapsit. Te nderhysh ne kete zone duhet te kesh arsye shume te forta sic jane:-degradimi i gjelberimit nga ndonje semundje e pasherueshme dhe e rrezikshme per njerezimin; apo kur eshte situate lufte, kur ka nje krize te madhe strehimi dhe per te ndihmuar qytetaret qe po flene rrugeve, po ndertohen kampingje apo pallate per t’i strehuar. Ne fakt asnjera nuk ka ndodhur, por keto behen per t’u shitur 1 m2 me mijera euro. Kjo nuk duhet lejuar. Te gjithe duhet te nderhyjme per te ruajtur te pastra mushkerite tona. Perdite publikohen shifra alarmante te ndotjes ne Tirane nga e cila na shkurtohen kaq apo aq vite jete. Pra po paguajme jo vetem para, por dhe vite jete, per te kenaqur egon e dikujt dhe per te shtuar stresin. Nuk na lejohet te jemi kaq indiferent. Vemendja e KRT-se bashkise apo KRTSH-se per siperfaqe mbi 15 ha, duhet te drejtohet ne zonat qe po legalizohen. Keto zona duhet te jene objekt per studime urbanistike dhe jo hapesirat e gjelbra, jo parqet kombetare. Qe ne momentin e miratimit ne zona informale, duhej te ishte pergatitur projekt-ideja per studimin urbanistik nga njesite e qeverisjes vendore. Procesi i legalizimit te zonave e ndertimeve informale, po ecen normalisht dhe per nje afat shume te shkurter, keto zona do te jene prone e qytetareve. Kjo eshte e percaktuar mjaft qarte dhe ne ligjin e legalizimeve, qe pas legalizimit te ndertimeve informale, urbanizimi eshte nga fazat me te rendesishme. Edhe ne do te mburremi nje dite per vendin tone. Une e ndjej, ka filluar me rrugen e kombit Durres – Kukes, me rrugen e bregdetit, me rrugen e Arbrit, me rrugen e Shkodres, do te vazhdoje me ate Tirane – Elbasan etj. Kete ma perforcuan disa miq te mi te huaj, qe gjate nje udhetimi neper rrugen Durres-Kukes, thane se rruge te tilla i ndertojne shtete si Anglia, Franca, Gjermania... Heshten pak dhe duke qeshur me thane, ose Sali Berisha. Nje shtet qe paresor ka rruget e ka kapur demin nga briret.
*N/drejtor I legalizimeve te qarkut Tirane