2010, një boom turistik i paparë

Këtë vit Shqipëria do të ketë vizitorë më shumë se banor, pra ka një rritje krahasuar me vitin 2004, prej 12 herë. Qeveria ka bërë përpjekje të mëdha që ti paraprijë me investime këtij zhvillimi të fuqishëm, në këtë kontekst ne, siç jeni në dijeni përfundojmë asfaltimin e të gjitha rrugëve, nga akset kombëtare që zbresin buzë detit kanë ngelur shumë pak kilometra për të finalizuar
Nga
Sali Berisha*
Roli i prefektit është një rol jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili duhet të ndjekë, duhet të drejtojë procesin e zhvillimit në bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë luajal me qeveritë e zgjedhura vendore, të cilat janë dhe qeveritë direkte të qytetarit, qoftë këto bashki, komuna apo qarqe. Është jashtëzakonisht e rëndësishme, që institucioni i prefektit të jetë në lartësinë e duhur në kërkesat e mëdha që shtrohen. Fenomeni më i fuqishëm, më madhor apo ndoshta dhe ndryshimi më spektakolarë i këtyre 5 viteve të fundit ka qenë bumi turistik. Ne së bashku përjetuam një zhvillim të bujshëm të turizmit. Këtë vit Shqipëria do të ketë vizitorë më shumë se banor, pra ka një rritje krahasuar me vitin 2004, prej 12 herë. Qeveria ka bërë përpjekje të mëdha që ti paraprijë me investime këtij zhvillimi të fuqishëm, në këtë kontekst ne, siç jeni në dijeni përfundojmë asfaltimin e të gjitha rrugëve, nga akset kombëtare që zbresin buzë detit kanë ngelur shumë pak kilometra për të finalizuar, janë në përfundim e sipër rruga e Palasës, duhet të përfundoje rruga në Novoselë, është në ndërtim e sipër Gjilbashtova dhe përfundon në shtator, një segment shumë i shkurtër në Grem dhe faktikisht ne finalizojmë ndërtimin e të gjitha rrugëve nga akset kombëtare që zbresin drejt detit. Ne po ecim gjithashtu me vendosmëri me infrastrukturë drejt zonave malore dhe zonave arkeologjike të vendit, të gjitha këto në funksion të turizmit. Ky fluks i madh që sjell në Shqipëri, këta miliona e miliona vizitore, në këtë vend gjeografikisht të vogël duhet të kenë mundësi ta vizitojnë, të njihen me të sa më shumë dhe jo vetëm në ujërat dhe brigjet e tij, por me të gjithë pasuritë e tij të mëdha.
Në këtë kontekst, krahas këtyre investimeve
për infrastrukturën rrugorë do rritet dhe zgjerohet investimi në fushën e
trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë. Qeveria do të përfshijë në këtë fushë
me zë të veçantë për njësitë e qeverisjes vendore në fundin e zhvillimit të
rajoneve. Pra, nuk do të aplikohet më vetëm për rrugë, ujësjellës dhe
kanalizime, por do të aplikohet dhe për vend ndodhjet, qytezat, kështjellat e
kohërave të shkuara. Të gjitha këto, do të bëhen në një partneritet të ngushte
më autoritetet vendore, më të cilat ju duhet të keni një dialog konstant, do të
jenë autoritetet vendore në bashkëpunim me ju, që do të përcaktojnë
përparësitë, cilat janë përparësitë e qarkut dhe ne në përputhje më to të
adresojmë fondet.
Unë dua tju informoj ju, se ministritë kanë marrë porosi që në hartimin e
buxhetit të vitit 2011 të përparësojnë çdo problematikë që lidhet më turizmin
dhe ju zotërinj prefektë, në axhendën tuaj, çështjet e turizmit duhet të jenë
çështjet më të para. Nuk mund të them, se nuk janë shfaqur dobësi,
në këto dobësi pa diskutim që prefektët, nënprefektët kanë përgjegjësitë
e tyre, përgjegjësi e cila do të nxirret, se ky është rregulli. Ne duhet të
zbatojmë ligjet, ligjet ne i kemi të mira, por ligje jetime nuk ka dhe nuk mund
të ketë. Prefekti disponon të gjithë pushtetin e ligjeve në prefekturën e tij,
të gjithë autoritetin mbi institucionet e tjera të ekzekutivit, por me ligj ka
autoritetin e kontrollit tërësor në territorin e prefekturës.
Çdo krim ndaj mjedisit, është krim i patolerueshëm
Një çështje tjetër shumë të rëndësishme, që unë dua të sjell në vëmendjen tuaj, qëndrimin tuaj ndaj mjedisit. Çdo krim ndaj mjedisit është krim i patolerueshëm dhe duhet të marrë ndëshkimin e merituar ligjor.
Zotërinj prefekt, ky vend është në zhvillim të shpejtë. Ky vend do të zhvillohet, por asgjë nuk ka më jetike për një zhvillim të qëndrueshëm të tij, sesa mbrojtja dhe zhvillimi i mjedisit. Duhet ta keni një përparësi madhore këtë dhe nuk e keni deri më tani, nuk e keni bërë, duhet ta keni një përparësi madhore, sepse ne, duke ardhur nga një varfëri ekstreme, të gjithë jemi dëshmitar të saj, nuk kemi trashëguar vetëdijen e thelle për mbrojtjen dhe zhvillimin e mjedisit. Këtë duhet ta krijojmë me shpejtësi. Mjedisi është jeta dhe pas falimentimit të rrangallave të socializmit, industrive ndotëse dhe super ndotëse , Shqipëria ka shanset të zhvillohet si një nga vendet me mjedis më të mirë, më të ruajtur. Ne duhet të jemi më ambicioz dhe çdo gjë duhet ta shohim në raport më zhvillimin dhe mbrojtjen e mjedisit.
Nuk mund të më thotë se ka qenë në lartësinë e duhur, prefekti i bashkisë, në territorin e të cilit njerëzit kanë ikur nga zhurmat. Ky është një bum turistik i pa parë, por ka pasur dhe ky problematikën e tij. Unë mora një aspekt dhe ne do ti qëndrojmë këtij aspekti me forcën më të madhe të ligjit, do të mbajmë qëndrime dhe do tua them këtu zotërinj duke filluar nga prefekti. Nuk mund të bëjmë anti-reklamë dhe nuk mund të pranojmë një situatë tërësisht surrealiste, ndaj dhe çështjet e mjedisit të zhvillimit dhe mbrojtjes së tij duhet të jenë çështje parësore për ju.
Ju, duhet të jeni në komunikim të vazhdueshëm me Ministrin e Brendshme, me Kryeministrin me ministrat përkatës, për të gjithë problematikën. Ka një problem në këtë vend. Realisht zhvillimi është shumë më i madh sesa çështë psikologjia në tërësi. Po të bësh një anketë, ka rrezik që shumica të thotë se ky është vend i varfër, vendi është sipas të gjitha kritereve në nivelin e vendeve me të ardhura mesatare të larta, ky është vendi, kjo është merita e qytetarëve shqiptarë, kjo është merita e politikave të ndjekura nga kjo qeveri, e cila në 5 vite ia ka dalë të shënojë ndryshimet më të mëdha në historinë e këtij vendi. Ju jeni dëshmitar sot, të një sistemi rrugor më modern në rajon, që është ndërtuar dhe po ndërtohet. Ju jeni dëshmitar sot, që ka një mjedisi për bizneset ndër më të mirët që mund të ekzistojnë, ju jeni dëshmitar sot, të një ndryshimi rrënjësor në fushën e arsimit, por në tërësi në fushën e qeverisjes. Shqipëria, e cila ishte tërësisht e zhytur në kënetën e korrupsionit, sot është vendi i parë në botë që kompletoi prokurimin elektronik, sot është vendi më shkallën më të lartë të privatizimit në Evropë. Sot është vendi i vetëm që dy vitet e krizës së madhe ka rritur rrogat dhe pensionet, as dhe një vend tjetër, të tjerët i kanë ulur me 8 apo 10% , ne kemi bërë vetëm rritje, po pse i kemi bërë, sepse kemi pasur të ardhura, sepse biznesi dhe ekonomia shqiptare nuk ra në krizë, përkundrazi vjet shënoi rritjen më të lartë dhe sivjet do të ketë rritjen më të lartë të Evropës, në të gjitha aspektet, në rast se ne i referohemi prodhimit, nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë rritje me 66% të eksporteve, treguesi më kryesor dhe më solid i prodhimit. Nuk ka asnjë vend tjetër që të ketë rritje dyshifrore në tregti dhe transport, siç ka Shqipëria. Pra Shqipëria, u klasifikua e 57 në botë si vendi ku jetohet më e mirë, por mos harroni se tetë vjet më parë ka qenë ferr i vërtet i varfërisë, skamjes dhe mjerimit. Shqipëria pra po behet një vend i mirë për banorët e saj dhe uroj dhe shpresoj që ata që u larguan nga Shqipëria për kafshatën e gojës të kthehen ne vendet e tyre. Emigracioni janë një pjesë parësore e këtij zhvillimi, është mundi dhe djersa e tyre, që kanë derdhur në vendet e tjera, që kanë kontribuar në mënyrë thelbësore në këtë zhvillim. Shqipëria është një nga vendet më tërheqëse e investimeve të huaja, pra kemi një stad të ri të zhvillimit të këtij vendi, duhet që ne të ngrihemi në nivelin e këtij stadi. Asgjë nuk mund të bëjmë ne, më të mirë për qytetarë shqiptarë sesa zbatimin e ligje