Mmarqinet, Rama banorëve: Së bashku në manifestim
Kreu i PS Rama i ka bërë apel banorëve të Marqinetit të marrin pjesë në manifestimin më 15 mars në Gërdec. Bashkë me vullnetarët e PS, Rama takoi banorët e zonës, nga ku deklaroi se me qeverisjen e dalë nga vota e 28 Qershorit do të shërohen plagët.
GËRDEC- Marqineti, ka qenë ndalesa e radhës e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama dhe vullnetarëve të kësaj partie. Të ndodhur vetëm pak metra larg kraterit të Gërdecit, i cili mori jetën e 26 personave dhe plagosi qindra të tjerë, Rama dhe vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim takuan banorë të kësaj zone me të cilët biseduan për problemet dhe veshtirësitë që ata hasin. Ndërsa i ftuan ata dhe të gjithë qytetarët për t`iu bashkuar manifestimit që do të zhvillohet më 15 mars, e cila nis në Gërdec pikërsisht në orën e shpërthimit vrastar.
Pasi dëgjoi banorët, Rama në fjalën e tij bëri thirrje që të gjithë të marrin pjesë në manifestim më 15 Mars, manifestim i cili do të zhvillohet me ngjyrat e flamurit kombëtar, larg ngjyrave partiake.
“Ne, në orën 12:20, në orën e shpërthimit vrastar të Gërdecit, do të bëjmë një ceremoni përkujtimore te vendi i tragjedisë. Të mblidhemi të gjithë, të kujtojmë ata që ikën dhe të mos harrojmë këto plagë që janë hapur, të cilat janë plagë në trup, në shpirt, në familje, të cilat do t’i shërojmë bashkarisht”- tha Kryesocialisti Rama.
Gjithashtu gjatë takimit Rama theksoi se me qeverisjen e dalë nga vota e 28 Qershorit do të shërohen plagët fizike e shpirtërore të krimit shtetëror të Gërdecit. (a.r/news24/balkanweb)