E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimet pa leje, aksion i Inspektoriarit te ish-blloku

Inspektoriati Ndërtimor e Urbanistik i Tiranës ka ndëmarë një aksion për prishjen e objekteve pa leje në zonën e ish Bllokut. Aksioni është ndërmarë në kuadër të lirimit të hapësirave publike në këto zona i cili ka filluar me prishjen e objekteve provizore pa leje në rrugën "Dëshmorët e katër shkurtit". Sipas inspektorëve të Inspektoriatit Ndërtimor të gjitha objektet për të cilat është ndërhyrë janë pa lejën përkatëse. Vetë pronarët e aktiviteteve private kanë kundërshtuar këtë vendim dhe mendojnë se ai është selektiv dhe nuk përfshin të gjitha objektet pa leje.
Objektet pa leje prishen për herë të dytë brenda një viti pas një aksioni prishjeje të ndërmarë kohë më parë nga ky inspektorat por që janë rindërtuar sërisht. Ky projekt është ndërmarë me vendim nga KRT-ja e Tiranës për rikonstruksionin e zonës së bllokut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›