E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Hetimi i zgjedhjeve, në 18 mars në seancën plenare

Nismat e Partisë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve do të kalojnë në seancë plenare në 18 mars. Kështu është shprehur kryetari i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi pas përfundimit të konferencës së kryetarëve. Brenda mbledhjes ka patur debate për faktin se selia rozë ka kërkuar fillimisht përmes Gramoz Ruçit që të shqyrtohet çështja e ndryshimit të ligjeve mbi komisionet hetimore dhe në momentin e dytë të kalohet në ngritjen e komisionit hetimor. Sakaq, Partia Demokratike është shprehur e gatshme që të ngrejë që në seancën e ardhshme Komisionin Hetimor Parlamentar. Sipas kreut parlamentar të PD-së Astrit Patozi është rënë dakort për procedurën por jo për përmbajtjen. Ai shtoi gjithashtu se i ka kërkuar Ruçit konsultime në lidhje me nismat e Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›