E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimet pa leje, dy zyrtarë në pranga

Dy zyrtarë të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar ditën e sotme gjatë një operacioni antikorrupsion.

Një polic Bashkiak dhe një inspektor janë prangosur për shkak të veprimeve korruptive, ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin merrnin para në këmbim të ndërhyrjes për leje ndërtimi.

Hetimet e mëtejshme të agjentëve të policisë zbuluan skemën e korrupsionit mbi lejet e ndërtimit, që implikonte zyrtarët e policisë Bashkiake të Tiranës. Operacioni është finalizuar me sukses nga policia e Tiranës dhe asaj Bashkiake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›