E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ky vit, i suksesshëm. Plotësuam objektivat

Për kryeministrin Berisha vitit 2011 ky ka qenë një vit i suksesshëm pasi janë përmbushur objektivat dhe një sërë reformash të gjithanshme. Në një pritje të organizuar me anëtarët e kabinetit qeveritar, kryeministri Berisha duke ifalenderuar këta të fundit për bashkëpunimin theksoi se reformat bënë të mundur që Shqipëria edhe pse një vend i vogël, në kohë krize ka njohur të performojë, të funksionojë normalisht, të mos njohë krizën dhe të realizojë me ambicie të gjitha objektivat e parashikuara në programin e saj, një vit më parë.
"Edhe këtë vit sërish, ambiciet e projektet tona ishin shumë të mëdha, por mendoj se dy procese të mëdha e të rëndësishme patën vend këtë vit: Zgjedhjet lokale jashtëzakonisht të rëndësishme, në të cilat mbizotëroi Kushtetuta, kushtetutshmëria dhe u numërua çdo votë e qytetarëve shqiptarë para kamerave dhe dritës së diellit dhe një proces tjetër, edhe ky jashtëzakonisht i rëndësishëm, ishte censusi që përbën fotografinë e vërtetë të realitetit shqiptar dhe tregues i tij më kryesor për vitin 2011" i është drejtuar kabinetit të tij kryeministri Berisha.

Ai ka theksuar se këtë vit është përmbushur një nga objektiva më madhore të kësaj qeverie, rritja e rrogave e pensioneve si dhe u realizuan projekte të mëdha infrastrukturore, që, së shpejti, shndërrojnë në realitet ëndrra shekullore të qytetarëve shqiptare, siç është autostrada Tiranë-Elbasan dhe qindra e mijëra kilometra rrugë të tjera në të katër anët e vendit.
Sipas kryeministrit Berisha arritjet e këtij vitit janë të prekshme në çdo fushë por janë të mëdha në fushën e arsimit, mjedisit, mbrojtjes, të rendit.
"Ne e mbyllëm vitin me një deficit buxhetor sipas parashikimit, 3.5 për qind. Ne dëshmuam se jemi qeveri shumë serioze dhe nuk mund të na shpëtojë situata nga dora. E bëmë një ndërhyrje e korrigjim në buxhet, në qershor dhe ajo ndërhyrje e korrigjim u faktua i përpiktë e i saktë dhe nuk u gjendëm para një të papriture. Në parashikimet tona, ne ishim seriozë dhe faktikisht, e mbyllim vitin me parametra të stabilitetit makroekonomik më mirë se shumica dërrmuese e të gjitha vendeve në Europë. E mbyllim vitin pa rritje të borxhit dhe duke realizuar me plot ambicie projektet e parashikuara" ka shtuar më tej Berisha.


Më tej shefi qeverisë theksoi se vitit 2012 do të jetë intensiv ku duhet të bëhen të gjitha përgatitjet që "Shqipërinë 100 vjeçare ta nusërojmë e nderojmë sa më mirë".
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›