E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimet pa leje në Vlorë, Gjika:Do rishikohen të gjitha lejet

Të tjera rreth shkrimit FOTO/Nga prishja e 20 ndërtimeve VLORË – Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Vlorë, i cili po drejtohet nga vetë kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika.

Sipas njoftimit të Inspektoratit dhe policisë bashkiake të qytetit të Vlorës, këto dy institucione ato po vijojnë prishjen e ndërtimeve pa leje, këtë periudhë kryesisht në zonën e Plazhit të Vjetër.

Vetëm sot aty janë prishur 20 ndërtime pa leje dhe është ngritur një grup pune, që po verifikon se edhe sa ndërtime të tjera do të jenë objektiv i prishjes.

Kreu i bashkisë, Gjika u shpreh se “operacioni për ndërtimet që prishin imazhin e vijës bregdetare do vazhdojë; do të prishen të gjitha ndërtimet pa leje dhe do të rishikohen lejet që bien ndesh me planin urbanistik”.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›