E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi qeverises, piketat per kater vitet e ardhshme

Partia Socialiste ka shperndare dje per mediat programin qeverises per 4 vitet e ardhshme. Dokumenti prej 78 faqesh, ne te cilat gjenden dhe jeteshkrimet dhe fotot e ministrave te ardhshem, eshte i ndare ne 5 kapituj. Ne program prezantohen reforma ne te gjitha shtyllat kryesore te shtetit, ne gjyqesor, ne fushen e rendit, ne ceshtjet e prones, ne ndarjen e re territoriale te vendit, ne ekonomi si dhe lufte kunder korrupsionit. Ne faqet e pare te programit thuhet se prioritet eshte marrja e statusit e te vendit kandidat dhe avancimi me reformat per ne Bashkimin Europian. Programi i dy forcave qeverisese, PS dhe LSI parashikon rritjen e taksave per biznesin e madh dhe heqjen e taksave per biznesin e vogel. “Tatimi mbi fitimin per biznesin e madh do te kete nje norme me te larte se ajo aktuale”,- thuhet ne program. Ne lidhje me shendetesine falas, programi parashikon ofrimin e sherbimit “edhe per ata qe s’kane mundesi pagese”. Ndersa shton se perballimi i shpenzimeve do te behet nga fondi i taksave te pergjithshme. Per te forcuar rendin, PS-ja parashikon “rishperndarje te forces policore, duke mbajtur parasysh levizjet demografike dhe harten e potencialit kriminal”. Per luften ndaj krimit, qeveria e re parashikon ngritjen e Byrose Kombetare te Hetimit. “Qeveria do te themeloje Byrone Kombetare te Hetimit, si nje njesi e specializuar ne luften kunder krimit te organizuar, luftes kunder trafiqeve, vecanerisht trafikut te qenieve njerezore dhe lendeve narkotike, krimit ekonomik dhe luftes kunder korrupsionit, per te garantuar nje standard te larte te evidentimit dhe hetimit te veprave penale”,- thuhet ne programin e qeverise qe pritet te votohet ne Kuvend. Ne kapitullin per korrupsioni, vec masave te reja ligjore, qeveria e re i ka vene detyre vetes detyre sensibilizimin e opinionit per efektet e korrupsionit. “Qeveria do te ndermarre dhe perkrahe nisma per vetedijesimin e qytetareve dhe sidomos brezit te ri, lidhur me rolin dhe pergjegjesine e tyre ne luften kunder korrupsionit dhe mekanizmat per eliminimin e tij, duke perfshire ketu punen permes edukimit etik dhe qytetar ne shkolla”,- thuhet ne programin e PS. Ne lidhje me mbledhjen e taksave ne dogana, qeveria e re premton marrjen e nje kompanie te huaj per te ulur korrupsionin ne dogana. “Perpjekje serioze per uljen e kohes qe i duhet biznesit per te paguar tatimet si dhe per uljen e kostove rregullative dhe korruptive per te paguar tatimet dhe doganen apo uljen e numrit te pagesave vjetore. Nje kompani e huaj e njohur ne tregun nderkombetar do te ftohet per te ndihmuar ne keto drejtime”,- thuhet ne programin e mazhorances se re.

Ne lidhje me punesimin, programin parashikon hapjen e 300 mije vendeve pune per kater vitet e ardhshme. Nderkohe qe ne program permendet se papunesia ne vend eshte 1 milione.

Pikat kryesore te programit qeverises

Taksat

Tatimi mbi fitimin e biznesit te vogel do te jete rreth dy here me i vogel se tatimi mbi fitimin e biznesit te madh, ndersa do te hiqet taksa mbi biznesin e vogel. Tatimi mbi fitimin per biznesin e madh do te kete nje norme me te larte se ajo aktuale, per te reflektuar parimin e taksimit te ndershem dhe nevojen qe kompanite e medha te kontribuojne me shume se bizneset e vogla qe funksionojne nepermjet vetepunesimit.

Tatimi mbi te ardhurat personale te individeve do te ndryshohet ne nje skeme te normave progresive, duke rritur ngarkesen fiskale per pagat me te larta dhe duke e ulur per pjesen tjeter.

Shendetesia

Do te heqim tatimin mbi vleren e shtuar ne sherbimet dhe mallrat mjekesore me efekt nga fillimi i vitit 2014. Do te arrijme tek financimi i kujdesit shendetesor me taksimin e pergjithshem, duke eliminuar fillimisht regresivitetin ne pagesen e kontributeve te sigurimit te detyrueshem te kujdesit shendetesor. Kujdesi shendetesor do te financohet nga taksimi i pergjithshem.

Antikorrupsioni

Qeveria do te ndermarre dhe perkrahe nisma per vetedijesimin e qytetareve dhe sidomos brezit te ri, lidhur me rolin dhe pergjegjesine e tyre ne luften kunder korrupsionit dhe mekanizmat per eliminimin e tij, duke perfshire ketu punen permes edukimit etik dhe qytetar ne shkolla.

Rendi

Do te shkurtojme hallkat e teperta te drejtimit te strukturave te Policise; do te ridimensionojme dhe perforcojme strukturat baze te Policise ne nivel te komunitetit; do te rishperndajme forcen policore, duke mbajtur parasysh levizjet demografike dhe harten e potencialit kriminal.

Rinia

Do te krijojme e zbatojme Programin Kombetar per Nxitjen e Sipermarrjes Rinore dhe e Korpusit Kombetar te te Rinjve, si edhe themelimi i Programit te Formimit Profesional ne Pune “cirakeria”

Ish te perndjekurit

Skema jone e re e kompensimit per te perndjekurit politike do te zgjeroje grupin e perfituesve dhe do te zbatoje nje shperblim progresiv, ne varesi te viteve te denimit dhe moshes aktuale te ish te perndjekurve. Te gjitha sherbimet publike per ish te perndjekurit do te perballohen nga shteti.

Reforma e territorit

Reforma administrativo-territoriale. Prioriteti kryesor i qeverise do te jete rishikimi i ndarjes administrativo-territoriale, duke synuar konsolidimin territorial te njesive vendore te nivelit te pare dhe nivelit te dyte.

Prona

Rishikim i legjislacionin ne fuqi lidhur me legalizimin e ndertimeve informale, me qellim percaktimin e rregullave te qarta dhe te drejta qe do te sherbejne per perfundimin e procesit te legalizimit.

Punesimi

Angazhohemi te krijojme 300 mije vende te reja pune. 40 mije vende te reja pune ne industrine prodhuese dhe 12 mije vende pune shoqeruese Te lidhura me to, 15 mije ne industrite e lidhura me detin, 155 mije ne aktivitetet e lidhura me bujqesine e blegtorine, 62 mije permes reformimit te programit te ndihmes ekonomike, 11 mije vende pune ne industrine e turizmit dhe 4 mije vende te reja pune ne teknologjine e informacionit.

REAGIMI

Berisha: Per programin e PD, PS beri 700 pyetje

Kryeministri ne detyre Sali Berisha ka reaguar dje per mospublikimin ne kohe te programit qeverise se mazhorances se re. Ne rrjetin social Facebook, Berisha shprehet se ne vitin 2005, Partia Socialiste beri 700 pyetje dhe kerkoi tre dite kohe per te diskutuar programin. “Frike deri ne palce nga megamashtrimet e tyre. Sot kreu i mazhorances se premtimeve antiglobaliste, droges dhe parave te krimit, tregoi se ka tmerr nga debati”, shprehet Berisha. Ai shton se kjo nuk ka ndodhur kurre ne historine e nje Parlamenti te lire. “Ne vitin 2005 ne e dorezuam programin e qeverise se deputeteve me date 6 shtator. Opozita pasi u njoh me te beri 700 pyetje”,- u shpreh Berisha.

DEKLARATA

Topalli: Rama ka frike nga mashtrimet e veta

Ish-kryetarja e Kuvendit dhe deputetja e Partise Demokratike, e ka cilesuar si te pa pranueshem faktin se e majta nuk dorezoi ne kohe programin qeverises. “Te dashur miq, ne mbi njezet vite ne parlament nuk ka ndodhur kurre qe nje qeveri e re te mos dorezoje ne parlament programin e saj. Deri ne ora 16 te dites se sotme (djeshme) ne Kuvendin e Shqiperise nuk kane protokolluar asgje!Rama ka frike nga mashtrimet e veta. Ai refuzon te perballet me genjeshtrat e fushates. Turp! E papranueshme!Fillim i mbrapshte!”,-shprehet ne nje postim ne Facebook, Jozefina Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›