Eksportuesit shqiptare: Bllokimi Kosove-Maqedoni, shans per prodhimet tona
Qe prodhimet maqedonase, po bllokohen perkohesisht te hyjne ne territorin e Kosoves, kjo eshte nje situate nga e cila mund te perfitojne prodhimet e Shqiperise. Duke synuar zgjerimin e tyre ne tregun kosovar, pikerisht nga mungesa e prodhimeve te lartpermendura. Ky eshte qendrimi qe kryetari i Shoqates se Eksportuesve, Alban Zusi, ka shprehur ne media, lidhur me situaten me te fundit bllokuese mes dy vendeve tona fqinje, Kosove dhe Maqedoni. “Ky do te ishte rasti me i mire per kompanite shqiptare dhe ato kosovare, per te krijuar nje treg te perbashket”, mesohet te jete shprehur ai lidhur me nje fakt te tille. Por, duke permendur ne te njejten kohe, edhe pengesat ekzistuese mbi realizimin e kesaj. Sic eshte sipas tij, pikerisht vendosja e taksave te parkingut doganor ne Kosove per te gjitha mallrat e eksportuara nga Shqiperia, ku perjashtim bejne vetem materialet e ndertimit. “Kjo mase reciprociteti qe qeveria e Kosoves ka marre ndaj mallrave maqedonase, eshte nje shans i mire per prodhimet shqiptare, qe ne te krijojme tregun e perbashket Kosove-Shqiperi. Ishte pikerisht nje situate e tille para dy vitesh, kur qeveria kosovare beri nje embargo 2-mujore te prodhimeve serbe, dhe ne nje situate te tille, biznesmenet shqiptare u orientuan per t’i zevendesuar ato, nisme kjo qe rezultoi e suksesshme”, ka thene saktesisht Zusi. Kujtojme sakaq, se prej disa ditesh mes qeverise se Kosoves dhe asaj maqedonase, ekziston nje bllokim ne aspektin ekonomik dhe tregtar, e ndermarre si reagim ndaj vendimit te qeverise maqedonase te nje takse prej 2 euro per cdo shtetas kosovar qe hynte ne territorin e saj, 5 euro per automjetet dhe 10 euro per autobuset dhe kamionet. Nje mase kjo, ndaj te ciles, qeveria e Kosoves, reagoi menjehere duke ka bllokuar hyrjen e cdo prodhimi maqedonas ne territorin kosovar. Ndersa Ministria e Tregtise dhe Industrise se Kosoves, doli dje me nje vendim te ri, permes te cilit i njoftonte qytetaret e Republikes se Kosoves se masat e ndermarra per bllokimin e importit te produkteve me origjine nga Maqedonia mbesin ne fuqi deri ne vendimin e pales maqedonase per heqjen e te gjitha barrierave tregtare dhe te levizjes se lire te njerezve ndaj Republikes se Kosoves. Madje qeveria e Kosoves, arriti deri aty sa t’u bente thirrje qytetareve te saj, pervec ne raste urgjente, per shkak te situates se papershtatshme, momentalisht t’i shmangeshin shkuarjes ne Maqedoni.