Ndërtimi i kullës/ Basha: Rama dhe Veliaj bashkëpunues me Berishën. Inkurajojmë SPAK të hetojë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kërkuar sërish SPAK-ut hetim për ndërtimin e kullës në qendër të Tiranës. Basha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ish- kryeministrin Sali Berisha si bashkëpunues në këtë projekt ku sipas Bashës këta të fundit përfitojnë në kurriz të qytetarëve.
Basha i kërkon SPAK-ut që të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve
“Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk e fshehin dot bashkëpunimin e dukshëm dhe të padukshëm me Sali Berishën. Kullat dhe përfitimet nga qeveria nuk mund të fshihen as pas betonierave anonime dhe as pas hartimeve gjasme të inatosura që i postojnë njëri-tjetrit në FB.
Shqiptarët e kanë të qartë se pas fasadës së “betejës” sa për sy e faqe të qeverisë me nongratat, qëndrojnë interesa multi-milonëshe që kanë joshur dhe ushqyer llumin e hedhur gjithë këto kohë ndaj Partisë Demokratike. Ne jemi po ashtu të qartë e të vendosur në qëndresën tonë të pakompromistë ndaj tentakulave të krimit në qeverisje dhe korrupsionit e arrogancës në kurriz të qytetarëve.
Për inceneratorët e qeveritarëve dhe kullat e bashkëpunimit me nongratat si dhe për çdo akt tjetër korruptiv, ne inkurajojmë SPAK të hetojë dhe të nxjerrë përpara drejtësisë çdokënd që ka përgjegjësi për zhvatjen që po i bëhet shqiptarëve”, shkruan Basha në rrjetin e tij Facebook.
/rtsh.al/