E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtimi i rrugës së Ksamilit, 4.7 milionë lekë për shpronësimin e pronarëve

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga zgjerimi i rrugës së Ksamilit.

Sipas vendimit, pronarët e pasurive të paluajtshme kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 4 741 122 lekësh.

Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

Në mbledhjen e sotme Këshilli i Ministrave miratoi edhe vendimin  për shpronësimin për interes publik të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Ndërtimi i urës së fshatit Metoq”, Bashkia Sarandë.

Pronari i pasurisë së paluajtshme do të kompensohet në vlerë të përgjithshme prej 49 256 lekësh.

/m.m/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›