Ndërtimi i skelës para Kryeministrisë, përplasje polici-PS

Ndërtimi i skelës së Partisë Socialiste, para Kryeministrisë për mitingun përmbyllës të fushatës ditën e sotme ka shkaktuar përplasje mes krerëve të PS-së, simpatizantë të saj e më vonë edhe me anëtarë të G99. I pranishëm në konfrontim ka qenë edhe vetë kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Në orët e para të mëngjesit, deputetit i PS-së, Fatmir Xhafaj ka hipur mbi një nga makinat e ngarkuara me blloqet e betonit për të mos lejuar bllokimin e bulevardit, "Dëshmorët e Kombit", nga forcat e policisë. Pas veprimit të deputetit, makinat me beton janë larguar nga vendgjarja.