E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ora e Debatit", analiza e fushatës zgjedhore

Analiza e fushatës së zgjedhjeve, ka qenë tema e emisionit "Ora e Debatit" të gazetarit Alfred Peza. Të ftuar në studio analistë dhe politologë kanë debatuar se çfarë fushate u zhvillua. Drejtori i gazetës "Tema" Mero Baze u shpreh në studion e "Ora News" se kjo është fushata më pak e vërtetë. Sipas tij mediat janë vednosur në rolin më të turpshëm. Ai shtoi gjithashtu shtoi se të dy partitë më të mëdha kanë pasur në mendje taktikat dhe filluan me individë që nuk e përballonin dot debatin. Fushata ka kaluar në ngërç sepse nuk ka pasur zhvillim por vëtëm lideri është ndodhur përpara gazetarëve ka theksuar Baze. Sipas Bazes fushata është e pashembullt për trajtimin e programeve politike dhe se asnjë parti nuk ka publikuar një program të strukturuar. Ndërsa drejtuesi i emisionit "Zonë e Ndaluar" Andi Bushati u shpreh se është zhvilluar një fushatë pa thelb dhe pa programe. Sipas tij PS e ka mungesën e programit e ka zëvendësuar me figurën e liderit duke e mbështejllë gjithçka rreth Ramës me sllogane që nuk sjellin asgjë. Sipas tij mungesa e thelbit është zëvendësuar me një truk mediatik. Ndërsa petagogu i shkencave politike në UET Ermal Hasimja shpreh se në këtë fushatë nuk kemi njerëz real por vetëm shifra. "Një pjesë e shqiptarëve nuk janë në gjëndje të kuptojnë programet politike dhe se beteja po zhvendoset nga betejë idesh dhe programesh në një betejë njerëzish" është shprehur Hasimja. Ai shtoi se mediat kanë qenë pa objektivitet në lidhje me fushatën. Ndërsa gazetarja Ilva Tare u shpreh se fushata ka qenë një fushatë virtuale dhe se gazetarët janë kthyer në korrierë pasiv. Sipas saj është skandaloze fakti që mediat pajtohen me këtë dhënien e kasetave të mitingjeve nga vetë partitë politike duke mos ditur se çfarë po ndodh me të vërtetë me mitingjet. Analisti Mero Baze i quajti mediat fajtore që pajtohen me partitë politike duke transmetuar ato që ato kanë përgatitur në mitingje. Ndërsa Andi Bushati u shpreh se po shihet një heshtje të turpshme të mediave dhe të politikanëve të vjetër. Asnjë politikan nuk i duhet të debatojë për të fituar zonën e tij prandaj ne kemi humbur profilin e politikanit luftarak" theksoi Bushati. Sipas Mero Bazes janë zgjedhjet e para që po prodhojnë një parlament që nuk ka politikan. "Do të kemi një parlament pa politikanë i cili mund të prodhojë gjëra të rënda" u shpreh Baze. Gazetari Andi Bushati u shpreh se kreu i PS Rama në këto 2-3 vjet ka pasur preokupim të bëjë opozitën e kundërshtarëve të vetë brenda të majtës. Sipas tij kjo është një larje hesapesh mes të majtësh sesa të bëjë një betejë me Berishën. Gazetari Bushati u shpreh gjithashtu se partitë e vogla e meritojnë fatin e shpërbërjes sepse kanë ecur qorrazi pa e ditur vlerën e tyre. Ndërsa për sondazhet Hasimja u shpreh se nuk ka një sondazh real por realiteti është vetë vota e shqiptarëve. Ai gjithashtu shtoi se çdo lloj manipulimi do të jetë e dukshme. Sipas tij sa më tepër që afron dita e zgjedhjeve aq më e pakët është numri i të pavendosurve për të votuar. Ndërsa gazetarja Ilva Tare u shpreh se në ditën e zgjedhjeve përgjegjshmëria e medias është shumë e rëndësishme. Të ftuarit në emision "Ora e Debatit" janë shprehur gjithashtu edhe për skenarët e mundshëm të votës duke u shprehur se do të jetë kombinimi i njërës nga partitë e mëdha me një nga partitë e vogla duke përshkruar si factor të rëndësishëm LSI-në. Sipas Bushatit edhe nëse humbet apo fiton Rama ka për të mbetur një faktor politk sepse e ka shfrytëzuar PS për të ngritur një grupim politik të vetin. Ndërsa për gazetaren Ilva Tare brenda Partisë Socialiste do të ketë një situatë revolucionare pas zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›