E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndertimi i terminalit te pasagjereve

Bashkia e Tiranës dhe BERZH javën e ardhshme nisin procedurat koncesionare, për ndërtimin e terminalit multimodal të pasagjerëve. Studimi i fizibilitetit për terminalin e ri të pasagjerëve në Tiranë u hartua nga kompania italiane “Ital – Ferr”, me një fond prej 500 mijë eurosh, të akorduar nga BERZH. Në këtë terminal i cili është i pari që do të ndërtohet në Shqipëri, me sipërfaqe 80.000m², do të vendoset stacioni i ri i trenit dhe stacioni i tramit, i cili do të bëjë transportin e udhëtarëve nga terminali multimodal përgjatë bulevardit të ri, deri në sheshin “Nënë Tereza”. Terminali është pjesë e një strategjie të gjerë të transportit urban, i cili do t’u japë zgjidhje nevojave urgjente për përmirësimin e trafikut në Tiranë, nëpërmjet parkimit të gjithë mjeteve të transportit të udhëtarëve nga i gjithë vendi dhe krijimin e kushteve optimale për transportin e tyre në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›