E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndertohet ne Vore dogana e re investimi i shtetit me biznesin

Në Vorë u përurua dogana e re e Tiranës, një investim prej 25 milion dollarësh i shtetit në bashkëpunim me biznesin. Kryetari i qeverisë i kërkoi administatës të jetë korrekte në shërbimet ndaj biznesit, duke garantuar tajtimin e tij si të barabartë para ligjit. Garantoi lehtësi fiskale të vazhdueshme, dhe e quajti alternativën e opozitës si alterantiva e kaosit.

Po festojnë lidhjen e një ure besimi.
Shtëpia e biznesit nuk është më kjo e vogla. Për doganën e re ai punoi vetë bashkë me shtetin. Shërbimet do të kryhen tek kjo godinë në Vorë e cila kushtoi 25 milion dollarë dhe u ndërtua në katër muaj me mot të vështirë

Pasi i uroi për godinën e re, kryetari i qeverisë nxitoi të përmbushte premtimin që i dha biznesit në Elbasan për respektimin e radhës në kthimin e tvsh-së. Kjo edhe si një tërheqje vëmendjeje për administratën e pranishme
Me fjalë të tjera përsëriti se mbështetja ndaj iniciativës private nuk do të ketë të ndalur.

Alternativa e opozitës e quajti kaos, sipas tij Rama nuk është i qartë për taksën që do të vendosë
As ngushtimi i barrës së tatim-paguesve nuk është zgjidhje-tha kryetari i qeverisë.

1. Rritja e nivelit te te ardhurave rreth 2 here krahasuar me vitin 2005,

2. Ulja e nivelit te kontrollit fizik pas implementimit te sistemit te skanimit nga 100% ne 2005 ne 10% 2012 me tendence ulje te metejshme.

3. Ulja e kohes se zhdoganimit (qendrimi i mallrave ne dogane), nga 457 minuta ne vitin 2011 ne 206 minuta ne 2013. Te dhenat jane marre nga sistemi elektronik.

4. Reduktimi i dokumentave ne eksport nga 7 ne 3 dhe import nga 8 ne 4 dhe rritja e transpareces ndaj biznesit.

5. Rritjen e transparences nepermjet krijimit te portalit ku cdo biznes mund te konstatoje te gjitha stadet e deklarates dhe nivelin e kontrollit si dhe mundesia e marrjes se informacionit nepermjet fletores zyrtare te pasqyruar ne faqen tone te Ëeb-it.

6. Rritjen e nivelit te kontrollit per efekt sigurie.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›