Rama sulmon Gjovalin Kadelin La PS per nje karrige druri

Autobusi i rilindjes ka mbërritur ne qytetin e Lezhes ku eshte prezantuar ekipi i kandidateve per deputet qe ne kete qark kryesohet nga Mimi Kodheli.
Kryesocialisti Rama u ndal gjate ne fjalen e tij tek socialistet e larguar, duke sulmuar ne menyre te veçante deputetin e Lezhës, Gjovalin Kadelin.
Ndaj Rama u kerkoi qytetareve te Lezhes qe te votojne ekipin e socialisteve dhe jo te larguarin Kadeli.
Edhe Armando Prenga, i cili kandidon per nje mandate te dyte ne Lac, eshte shprehur i bindur se banoret e Lezhes nuk do t’i votojne ata qe tradhetuan Partine Socialiste.
Kadeli: Përgjigjen Ramës ia dhanë lezhjanët duke braktisur takimin e para 3 ditëve Pas akuzave të Ramës, ka reaguar vetë deputeti Gjovalin Kadeli. Përmes një prononcimi për mediat, deputeti i Lezhës theksoi se vlerësimin për të, Ramës ia dhanë vetë lezhjanët me braktisjen që i bënë takimit te socialisteve. Kadeli theksoi se takimi i Ramës është zhvilluar para 3 ditësh por është publikuar sot për shkak të kohës që iu desh socialistëve në montazh, për të manipuluar pamjet. Përgjigjen, Rama do ta marrë më 23 qershor, përfundon reagimi i deputetit Gjovalin Kadeli.