E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndërtuesit: Klima politike po na falimenton

Klima politike që po krijohet në lidhje me biznesin po krijon mundësinë e falimentimit. Kështu deklaroi drejtori ekzekutiv i shoqatës së ndërtuesve, Maksim Muçi. "Dhe në këtë falimentim ka përgjegjësi të plotë politika e cila nuk përpiqet të bashkëpunojë me biznesin për gjetjen e zgjidhjeve të mundshme. Në vend është krijuar një klimë pasigurie për çdo investues", theksoi ai.
Muçi vazhdoi më tej se ata kërkojnë të fillojnë diskutimet me ministrinë e Transporteve , të Financave dhe Drejtësisë. përsa u përket problemeve që janë rregullorja e licensimit, manuali i çmimeve etj. Nëse këto kërkesa nuk do të plotësohen atëherë do të merren masa për ndërprerjen e punës për rreth një muaj në kantjerët e anëtarëve të kësaj shoqate.
Shoqata e ndërtuesve përbëhet nga 400 firma ndërtimi të cilat kanë një aktivitet shumëvjecar në vendin tonë.Këto firma kanë peshë dhe në buxhetin e shtetit ku vetëm në dhjetëmujorin e fundit të këtij viti janë derdhur rreth 3 miliard lekë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›