Shalsi: Të hënën të protestojmë para Parlamentit
Partia Socialiste ka apeluar për pjesëmarrje në protestën e saj në Tiranë përpara sallës së parlamentit.
Deputeti socialist Eduard Shalsi, ka bërë thirrje për të protestuar për krizën demokratike në të cilën e ka zhytur vendin sipas tij dhe institucionet, papërgjegjshmëria e Sali Berishës."Ejani të protestojmë kundër kokëfortësisë berishiane që kërkon t'i mohojë shqiptarëve të drejtën elementare të hapjes kutive. Shalsi solli në vëmendje regjimin e vizave. "Të protestojmë sepse ne ende vazhdojmë të vuajmë mungesën e lirisë për të lëvizur ndërkohë që fqinjët tanë festojnë heqjen e regjimit të vizave dhe duke filluar nga sot Maqedonasit, Malazezët, Serbët do të udhëtojnë lirisht në Europë", u shpreh ai.