Ndertuesit mohojne deklaratat politike Nuk jemi gjobitur nga bashkia
Ndertuesit nuk e kane pranuar spekulimin ne emer te tyre se gjoja bashkiakja e kryeqytetit u vendos gjoba ose sanksione sa here qe u jep atyre leje ndertimi. Kreret e Shoqates se Ndertuesve kane deklaruar per mediat se ata jane te paster dhe se nuk kane pesuar sanksione nga ana e Bashkise se Tiranes. Sipas tyre sektori i ndertimit eshte perfshire serish ne debatet politike si pjese e nje mekanizimi korrupsioni ne interes te njeres apo tjetres pale. Demokratet akuzojne kreun e PS-se dhe kryetarin e Bashkise se Tiranes Edi Ramen se merr 20 per qind per cdo leje ndertimi kurse socialistet kritikojne qeverine se po favorizon subjekte private prane klaneve te caktuara ne PD. Perplasjet e shumta me deklarata te ndersjella per ryshfete disa miliona euro kane vene ne qender te vemendjes biznesin e ndertimit. Drejtori ekzekutiv i Shoqates se Ndertuesve Shqiptare Maksim Muci qe eshte edhe pergjegjes per sektorin e pallateve shoqata perbehet nga kryesi qe perfaqesojne fusha te caktuara te ndertimit deklaron se akuzat e te dyja paleve nuk bejne gje tjeter vetem sa demtojne imazhin e biznesit ndertues. Politikanet nuk e kane problem ta akuzojne njeri-tjetrin duke bere deklarata per biznesin e ndertimit qe ne plot raste nuk jane te verteta- thone ndertuesit. Per ta skema 20 per qind per cdo leje ndertimi nuk eshte e vertete. Nese paguhet ryshfet 20 per qind plus 40 per qind qe i jepet pronarit te tokes pastaj dhe taksat ndertuesit nuk i mbetet asnje fitim - kane deklaruar ndertuesit.
Situata
Ndertuesit jane kthyer ne plot raste ne shenjester te politikes per favorizime klienteliste per objekte shumekateshe ne Tirane por deri me sot asgje nuk eshte provuar me fakte nga institucionet kompetente. Ne Shoqaten e Ndertuesve ka subjekte qe punojne mbi bazen e rregullave dhe qe nuk presin te perfitojne nga klane te caktuara. Ne Shqiperi operojne mbi 2 mije firma ndertimi por rreth 400 jane anetare te shoqates sone. Per ato cka fliten ne media dhe akuzohen nga politika nuk jane pjese e jona. Ne shoqaten tone 20 per qindeshi ose ndonje mase tjeter nuk jane skema qe funksionojne- deklaron Shoqata e Ndertuesve. Ata me tej jane ankuar edhe per mungesen e dhenies se lejeve te ndertimit nga ana e KRRTRSH-se qe sipas tyre ka bllokuar te gjithe punen e ketij sektori qe aktualisht gjendet ne krize. Sipas ndertuesve mjafton te shikosh mbledhjet e munguara te Keshillit te Rregullimit te Territorit per te kuptuar qe deklaratat deri diku bien poshte. KRRT-ja e Tiranes eshte mbledhur per here te fundit ne prill te vitit 2009 dhe deri atehere nuk eshte miratuar asnje leje ndertimi.
Ndertuesit
Sipas shoqates ndertuesit nuk jane pjese e asnje force politike por pjese e ekonomise se vendit qe kontribuon ne zhvillimin e PBB-se. Reagimi qe ben Shoqata e Ndertuesve eshte i dyti brenda nje viti kur ne te parin ishte Kryeministri Sali Berisha i cili ne konference per mediat beri publike te gjitha lejet marreveshjet dhe kontratat qe Bashkia e Tiranes kishte lidhur me ndertues qe sipas kreut te qeverise jane te lidhur ngushte me interesat e Edi Rames. Ndertimi xhiron ne vit mbi 1.2 miliarde dollare dhe per vite te tera u kthye ne sektorin me fitimprures ne vend. Por situata ka ndryshuar sidomos ne dy vitet e fundit. Aktualisht dhjetera firma ndertuese kane falimentuar ose jane drejt falimentit. Mijera objekte te perfunduara nuk po shiten ne nje kohe qe ky ngerc po jep mjafte efekte negative zinxhir ne ekonomi.
INSTAT vijon rritja e kostos se ndertimit ne vend
Kostoja e nje metri katror ndertim vijon te rritet nga nje 3-mujor ne tjetrin. Te dhenat me fundit te Institutit te Statistikave ne lidhje me Indeksin e Kushtimit ne Ndertim raportojne per nje rritje te ketij treguesi me 0.2 per qind gjate 3-mujorit te dyte te ketij viti krahasuar me 3-mujorin e pare. Sipas IINSTAT gjate 3-mujorit te dyte te 2010 indeksi i cmimeve te grupit Shpenzime direkte eshte rritur 0.3 per qind kundrejt 3-mujorit te meparshem. Nderkohe indeksi i nengrupit Shpenzime materiale eshte rritur me 0.4 per qind. Por ajo qe eshte me e rendesishmja qe edhe ndikon direkt ne kosto eshte rritja e cmimeve te materialeve te ndertimit dhe atyre elektrike me respektivisht 04 per qind dhe 2.7 per qind. Rritje kane pesuar dhe indekset ne nengrupet Shpenzime transporti dhe Shpenzime makinerie perkatesisht me 1.4 dhe 0.2 per qind.
31 Gusht 2010