BSH Biznesi ndjehet i pasigurt nguron te investoje
Biznesi eshte treguar i kursyer gjate pjeses se pare te vitit duke mos bere investime afatgjata. Banka e Shqiperise ne Raportin e Politikes Monetare per tremujorin e dyte thekson se ky nivel i ulet investimesh ka ardhur si rezultat i pasigurise qe ekziston lidhur me zhvillimet ekonomike ne te ardhmen e afert. BSH-ja veren se sjellje te stepura per te bere investime nuk kane pasur vetem bizneset por edhe individet gjithsesi kapacitetet me te medha dhe te pashfrytezuara jane ato qe i takojne biznesit. Sipas raportit ky fakt mbeshtetet edhe nga niveli i ulet i shfrytezimit te kapaciteteve te bizneseve duke mos perkrahur sipermarrjen e investimeve afatgjata. Edhe pse shihet nje kthim i besimit tek institucionet financiare ne vend dy grupet biznesi dhe individet duket se nuk shfaqin te njejtin besim tek ekonomia apo e ardhmja. Kjo reflektohet tek kufizimi i shpenzimeve per te zgjeruar kapacitetet e biznesit. Konsolidimi i stabilitetit financiar apo permiresimi i likuiditetit konsiderohen si dy nga hallkat qe mund ti japin zgjidhje situates ne muajt e ardhshem per me shume investime nga ana e biznesit. Pervec pasigurise kjo lidhet edhe me kreditimin dhe ne kete pike BSH-ja ka perseritur edhe nje here disa keshilla per qeverine. Ajo ka sugjeruar se per ti lene me shume hapesire sektorit privat qeveria duhet te kerkoje alternativat e financimit te deficitit buxhetor jashte tregut vendes. Konsolidimi i metejshem fiskal sikurse eshte planifikuar do te ushtroje me pak presion ne percaktimin e cmimit te parase ne tregjet financiare dhe njekohesisht do ti lejoje me shume hapesire orientimit te fondeve financiare drejt sektorit privat. Nje rol te rendesishem ne kete drejtim duhet te luaje gjetja e burimeve te reja alternative per financimin e aktivitetit fiskal ne tregun nderkombetar duke kontribuar keshtu edhe ne rritjen e ndermjetesimit financiar drejt sektorit privat- thuhet ne raport.
31 Gusht 2010