E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimet e konsumit njohin vetem rritje BSH nuk pasqyron realitetin



Ndryshe nga sa pritej edhe deklarata e djeshme e Guvernatorit te Bankes se Shqiperise nuk e paraqiti situaten e shtrenjtimit te cmimeve si alarmante. Madje Guvernatori Fullani ne daljen e radhes per shtyp pas mbledhjes se Keshillit Mbikeqyres te BSH-se u perpoq te garantonte qytetaret jo vetem per stabilitet te cmimeve ne vend por edhe per mallra konsumi me te lira gjate periudhes ne vijim. Guvernatori Fullani tha se kete vit inflacioni pritet te luhatet rreth nivelit 3 per qind nga 3.4 per qind qe eshte aktualisht. Sipas Fullanit zhvleresimi i lekut dhe rritja e cmimeve ne tregjet boterore faktore qe kane ndikuar ne inflacion jane kalimtare dhe nuk do te japin efekt gjate muajve te ardhshem. Keto faktore te ofertes pritet te kene ndikim kalimtar ne ecurine e inflacionit duke mos u perkthyer ne presione te qendrueshme inflacioniste. Projeksionet e BSH-se e vendosin normen vjetore te inflacionit prane objektivit 3 per qind per periudhen afatmesme- deklaroi Guvernatori Fullani. Edhe pse ne tregjet nderkombetare eshte konstatuar rritje cmimi per disa produkte sic eshte gruri per BSH-ne kjo situate nuk pritet te ndikoje ndjeshem ne inflacionin ne vend. Kreu i BSH-se ka deklaruar gjithashtu se ecuria e aktivitetit ekonomik te vendit eshte pozitive edhe pse me ritme te ngadalta. Bazuar ne keto kushte Keshilli Mbikeqyres i BSH-se vendosi te mbaje te pandryshuar me 5 per qind normen baze te interesit per lekun.

Kreditimi
Frenimi i kredidhenies nga bankat e nivelit te dyte jo vetem qe ka frenuar ritmet e rritjes se ekonomise ne teresi por ka vene ne veshtiresi edhe ekonomite familjare. Kete problem e shprehu edhe Guvernatori Fullani i cili permendi se si kredia konsumatore edhe ajo hipotekare vijon te jene ne nivele te uleta. Mundesia e familjeve per te financuar konsumin e tyre nepermjet financimeve bankare paraqitet problematike per sa kohe qe aksesimi i tyre ne kredine konsumatore dhe hipotekore paraqitet ne renie- tha Fullani. Duke bere nje panorame te ekonomise ne 6-mujorin e pare te ketij viti Fullani tha se investimet publike kane vijuar te ngadalesohen.

Deficitit buxhetor
Guvernatori Fullani kerkoi marrjen e masave per te mos lejuar rritjen e deficit buxhetor duke e vleresuar si te nje rendesie te vecante. Duhet bere kujdes nga ana e BSH-se ne ndjekjen ditore te shpenzimeve ne menyre qe te sigurohet efektiviteti i mases se marre per uljen e deficitit buxhetor. Kemi besim se me administrim te kujdesshem qe eshte vertetuar jane mundesite per te qene brenda limiteve te percaktuara te deficitit buxhetor. Duhet respektuar deficiti ne menyre qe mos lejohet rritja e tij- theksoi guvernatori. Sipas tij eshte rikthyer rritja e investimeve publike por rritja e investimeve eshte e ulet. Ai nenvizoi se ka pasur edhe rritje te te ardhurave buxhetore te cilat u rriten me 3.4. Sipas tij ekonomia shqiptare ka pasur rritje graduale. Po ashtu eshte shenuar rritje e importit te mallrave dhe bilance te shendosha te familjeve shqiptare. Ai nenvizoi se konsumi privat ka dhene kontribut pozitiv ne 3-mujorin e dyte dhe kete e tregon rritja e te ardhurave tatimore rritja e importit te mallrave te konsumit dhe permiresimi i treguesve te besimit te konsumatorit. Sipas tij respektimi i nivelit te borxhit publik do ndihmoje ne ruajtjen e objektivave ekonomike.

Akcizat rrisin cmimet e produkteve ushqimore

Konsumatoret shqiptare po perballen me rritje te cmimeve te artikujve qe si ambalazh perdorin objekte plastmasi e qelqi. Kjo pasi me vendimin e qeverise per perfshirjen ne kategorine e akcizave edhe te plastmasit dhe qelqit cmimi i qumeshtit ujit vajit dhe shume produkteve te tjera eshte rritur menjehere me te pakten 10 leke per liter kosto keto qe prodhuesit dhe tregtaret ua kane faturuar qytetareve. Rritja e cmimeve te ketyre produkteve eshte goditje per konsumatoret te cilet pjesen derrmuese te buxhetit te tyre e perdorin per tu ushqyer. Kryetari i Shoqates se Konsumatoreve Islam Cani e konsideron te gabuar politiken e rritjes se akcizave per plastmasin ne nje kohe qe sipas tij ne gjithe boten kjo lende po perdoret gjithnje e me pak per ambalazhim. Rritja e akcizave eshte e demshme per konsumatorin se eshte ai qe e peson. Kur luftohet qe konsumatorit ti plotesojme deshirat dhe ta kenaqim ne po e corodisim ate duke i dhene cmime me te larta- shprehet kryetari i Shoqates se Konsumatoreve.

1 Shtator 2010

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›