Ndeshja Shqipëri- Bjellorusi ,e vlefshme për në Euro 2012

Sot në orën 20.00 Shqipëria do të presë në “Qemal Stafa” Bjellorusinë, një ndeshje e vlefshme për në Euro 2012.
Trajneri Josip Kuzhe ka deklaruar se këtë herë kombëtarja do të bëjë një lojë të hapur dhe sulmuese, për të marrë pikët maksimale.
Ndërkaq mësohet se lojtarët titullarë janë Ujkani, Cana, Teli, Vangjeli, Lila, Agolli, Lala, Skela, Bulku, Salihi, Bogdani.
Trajneri i ekipit përfaqësues ka deklaruar në konferencën e djeshme për shtyp, se ndeshja ndaj ish-sovjetikëve është një shans i mirë për të marrë pikë dhe për të luftuar më pas për vendin e dytë.