E Shtunë, 31 Tetor 2026

New Orleans fiton në Utah

Nga Express më 26 mars 2011 në ora 12:16

Chris Paul realizoi dy gjuajtje të lira 7 sekonda para përfundimit të periudhës së vazhdimit, duke i siguruar fitoren New Orleans Hornets 121-117 ndaj Utah Jazz. Emeka Okafor nga Hornets kishte shënuar një sekondë para fundit të kohës së rregullt, duke dërguar ndeshjen në vazhdim, kur New Orleans mposhti Jazz 16-12. Shanset e Utahs për play off u dëmtuan edhe më tepër nga humbja e tyre e gjashtë në tetë ndeshjet e fundit. David West udhëhoqi Hornets me 29 pikë, ndërsa Paul shtoi 24 pikë dhe 12 kërcime. Paul Millsap ishte realizuesi më i mirë te Utah me 33 pikë. Ndërsa trepikëshi i Jason Terryt, 58 sekonda para fundit, i ndihmoi Dallas Mavericks të arrijë fitore 104-96 përballë Minnesota Timberwolves. Dirk Nowitzki udhëhoqi Dallasin me 30 pikë dhe 11 kërcime. Terry kontribuoi me 18 pikë në fitoren e tretë të Dallasit në katër ndeshjet e fundit. Mavericks fitoi ndeshjen e 50-të këtë sezon. Anthony Randolph ishte realizuesi më i mirë te Minnesota me 31 pikë dhe 11 kërcime.

Utah-New Orleans 117-121
Utah: Millsap 33
New Orleans: West 29

Dallas-Minnesota 104-96
Dallas: Nowitzki 30
Minnesota: Randolph 31

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›