E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson ia kufizon lirinë

Nga Express më 26 mars 2011 në ora 12:18

Mesfushori i Manchester Unitedit, Nani ka bërë të ditur se menaxheri Sir Alex Ferguson ia kufizon “lirinë” e tij në fushë.

Ylli portugez Nani ka jetuar nën hijen e ish mesfushorit të skuadrës Cristiano Ronaldo në Old Trafford, por këtë sezon në një formë ka mbuluar boshllëkun e krijuar nga largimi i bashkëkombësit të tij, duke realizuar gola dhe asistime.

Mirëpo, Nani thotë se ka sakrifikuar kënaqësinë personale duke kufizuar trikat e tij që ekzekuton në fushë në kërkim të efikasitetit të shtuar.

“Tani mundohem të kënaqem me lojë, por nuk është gjithmonë e mundshme sepse kam përgjegjësi në ekip”, tha Nani për magazinën spanjolle Don Balon.

“Por, diçka nga rruga mbetet në mua. Nuk është e lehtë të tregoheni në Manchester United sepse Sir Alex nuk ju lejon shumë liri dhe nuk mund të bëj trikat dhe gjërat që bëj me shokët e mi”, shtoi ai.

Nani i referohet lojës në krah që mund të turpërojë kundërshtarët, por rrezikon të humb topin. Ai theksoi se Ferguson është më i qetë kur mesfushori i tij mundohet të shfaqë lëvizje të veçanta përballë kundërshtarëve më të lehtë dhe kur skuadra dominon me posedimin e topit. “Kur ndeshja është nën kontroll, unë marr rreziqe dhe kjo më bën të lumtur nëse gjërat funksionojnë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›