Ndeshja Shqipëri-Qipro, bileta në tribunën qendrore 1 mijë lekë
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur çmime të arsyeshme për biletat e ndeshjes miqësore Shqipëri-Qipro që do të luhet ditën e mërkurë në "Qemal Stafa".Për këtë ndeshje një biletë në tribunën qëndrore do të kushtojë një mijë lekë të rinj, ndërsa biletat për të gjitha tribunat e tjera do të kushtojnë verëm 300 lekë të reja. Biletat janë hedhur në treg që paraditen e sotme. Kjo është një ndeshje miqësore për të provuar disa lojtarë të rinj dhe për të përgatitur ndeshjen ndaj Danimarkës që do të luhet në shtator. Shpresohet që në stadium të ketë sa më shumë tifozë.