E Diel, 1 Nëntor 2026

Lagendijk: Kosova e Serbia jashtë BE-së sa të arrijnë një marrëveshje

Joost Lagendijk, raportues shumëvjeçar për Kosovën dhe Ballkanin në Parlamentin Evropian, ka deklaruar se, as Serbia e as Kosova nuk do të hyjnë në Bashkimin Evropian derisa të mos arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë, respektivisht pa pasur një bashkëpunim bilateral dhe rajonal.
I pyetur se çfarë është më e rëndësishme për Ballkanin, bashkëpunimi rajonal në marrëdhëniet Serbi-Kosovë, apo bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës, Lagendijk ka vlerësuar se që të dyja këto janë të një rëndësie jetike.
"Frikësohem se që të dyja janë të një rëndësie kyçe. Nuk duhet të hyjmë në lojëra ku duhet zgjedhur. Serbia dhe Kosova nuk do të hyjnë në BE përderisa nuk arrihet një marrëveshje mes tyre, respektivisht pa një bashkëpunim bilateral e rajonal, ka thënë Lagendijk.
Sipas ish-deputetit holandez në Parlamentin Evropian, i cili tashmë punon në Qendrën për Politikë të Stambollit , Ballkani në tërësi e ka absolutisht të domosdoshme të ballafaqohet me historinë e re, në mënyrë që shtetet e këtij rajoni të transformohen në shtete demokratike, të gatshme për të hyrë në Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›