E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pritet masa për Dritan Dajtin, "arrest me burg" për Erges Xhaxhin

Gjykata e Krimeve të rënda ka dhënë masën "arrest me burg" për Erges Xhaxhin. Erges Xhaxhi ka qenë bashkëpunëtori i Dritan Dajtit në masaknrën e Durrësit. Ai drejtonte automjetin ku udhëtonte Dajti ditën e vrasjes së 4 policëve.
Dritan Dajti ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të rënda me ambulancën e spitalit dhe i shoqëruar me forca të shumta policie. Pritet që për Dritan Dajtin, i cili dyshohet se ka vrarë katër policë gjatë përpjekjes për ta arrestuar të jepet masa e sigurisë. Mbi Dajtin, rëndojnë akuzat e "vrasjes në rrethana cilësuese" e kryer në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe mjeteve policore. Dritan Dajti, veç masës do të njihet dhe me tri dënimet e rënda që ka marrë gjatë qëndrimit në arrati. Pritet masa e sigurisë edhe për bashkëpunëtorin e tij Elvis Karoli dhe Erges Xhaxhi .

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›