Kuper ne Prishtine mision i veshtire per dialogun

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Europian për dialogun teknik Prishtinë-Beograd nis sonte në mbrëmje bisedimet edhe në Kosovë, më kryenegociatoren Edita Tahiri. Kuper u përpoq më herët të bindë palën serbe që të rikthehet në tryezën e bisedimeve në Bruksel, mirëpo Beogradi kërkon që në kuadër të dialogut të shtrohet edhe çështja e veriut të Kosovës dhe dy pikave kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.
Një gjë e tillë nuk pranohet nga pala kosovare. Mediat në Kosovë citojnë Edita Tahirin të ketë thënë se Prishtina zyrtare e ka platformën e qartë për këtë dialog, me vijat e kuqe, që nënkupton se për çështjet e rregullimit të brendshëm të Kosovës, për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj nuk bisedohet më me Serbinë”.
Qëndrime të tilla të kundërta e vështirësojnë misionin e ndërmjetësit Kuper, i cili pritet të bisedojë me dyer të mbyllura me Edita Tahirin për gjetjen e një zgjidhjeje. Takimi i radhës, në dialogun teknik-Kosovë-Serbi, është paraparë të mbahet më 18 tetor.