Josip Kuzhe: Dua ta mbyll me nder

/* */
(Gazeta Telegraf) -- Shqipëria do të luajë me dy sulmues të pastër kundër Rumanisë (21:00, në “Qemal Stafa”), me trajnerin Kuzhe që synon të arrijë fitoren e parë pas katër humbjeve rresht dhe ta mbyllë me nder edicionin eliminator Euro 2012. “Do të luajë Ujkani, Dallku, Cana, Teli, Lila, Lala, Lilaj, Roshi, Bakaj, Salihi dhe Bogdani”, - tha Kuzhe nga rezidenca e Kombëtares në hotel “Dyrrah”, në Durrës. Më i qetë se zakonisht, kroati, duket se e di të ardhmen e tij në krye të Kombëtares: “Kurrë nuk e kam vendosur nën presion Federatën, por edhe unë nuk jam. Mendoj vetëm për ndeshjen me Rumaninë. Dua të largohem me një rezultat të kënaqshëm. Edhe mua më vjen keq nëse nuk do të vazhdoj më, por kjo është jeta e një trajneri”.
Mister Kuzhe, Kombëtarja do të luajë kundër Rumanisë ndeshjen e fundit në eliminatoret e Europianit 2012. A i keni përzgedhur 11 lojtarët titullarë?
E di që mezi e prisni të them formacionin që do të luajë kundër Rumanisë: Ujkani, Dallku, Cana, Teli, Lila, Lala, Lilaj, Roshi, Bakaj, Salihi dhe Bogdani.
Mungon Hyka, i cili bëri një pjesë të parë shumë të mirë në humbjen kundër Francës, ndërkohë që për herë të parë si titullar luan Bakaj. A keni një shpjegim për këtë?
Edhe unë e pranoj se ai bëri një paraqitje pozitive. Nëse do të analizonim lojën e Hykës kundër Francës, ndeshjen e parë dhe të dytën, loja e tij ishte shumë pozitive. E njëjta gjë mund të thuhet edhe po të analizojmë katër-pesë ndeshjet e fundit miqësore. Luajti mirë edhe kundër Malit të Zi. Por unë mendova, që në këtë ndeshje të hedh nga minuta e parë Bakajn, pasi ai luan në kampionatin rumun dhe do të jetë super i motivuar. Hyka luajti në Francë dhe ndoshta është pak i lodhur, kështu që vendosa t’u japë një shans lojtarëve që nuk luajtën aq gjatë dhe janë të freskët.
A mund ta bëjë Bakaj Ervin Skelën?
Pasi kemi humbur Skelën, në mënyrën tonë të lojës, në stilin e saj, nevojë për një lojtar, që të marrë përgjegjësitë për marrë përsipër organizimin e lojës të japë topa nga pas dhe të zhvillojë lojën, por edhe të marrë përsipër të bëjë lojë mbrojtëse. Për këtë arsye, vendosa të luaj me Bakajn, i cili do të luajë këtë rol, si lojëkrijues, por dhe të jetë i rrezikshëm me goditje, por dhe të luaj prapa për të frenuar kundërshtarët.
Sipas skemës që keni parashikuar, Lila do të luajë si mbrojtës i majtë, ndërkohë që e keni përdorur në mesfushë dhe në qendër të mbrojtjes. Cili është argumenti juaj për këtë rol të ri?
Lila e luan këtë rol në klubin e tij (PAS Janina). E ka bërë këtë në një ndeshje. Sigurisht, e di që Lila luan në krah të djathtë. Unë do të doja ta përdorja në këtë ndeshje (kundër Rumanisë) në mesfushë, por ne kemi mungesa në mbrojtje. Nuk kam zgjidhje tjetër, për më tepër duke marrë në konsideratë lojtarët kundërshtarë, ku Rumania do të luajë me Torje që është një lojtar i shpejtëe. Do të kisha dashur të luajë me Likën në anën e majtë, por ai nuk është i lumtur të luajë në atë krah, veçanërisht kundër lojtarëve të mëdhenj që ka Rumania.
Çfarë ndeshje pret Kuzhe nga Rumania?
Rumania ka ardhur në Shqipëri shumë e motivuar. Të shënojë dhe të marrë një rezutat të mirë, për t’i mbyllur dhe ajo pozitivisht kualifikueset. Edhe qëllimi ynë është po i tillë. Ne do të përpiqemi t’i mbyllim këto kualifikuese me diçka pozitive. Ndoshta pozitive do të ishte të ishim më mirë se Rumania në dy ndeshjet direkte midis nesh, ashtu siç jemi edhe me Bjellorusinë (secila nga një fitore) apo dhe me Luksemburgun. Do të doja të ishte kështu edhe kundër Francës apo dhe Bosnjës. Le t’i mbyllim pozitivisht. Qëllimi ynë është të të kemi një rezultat të mirë, të marrim disa pikë. Unë u kam kujtuar lojtarëve se duhet të fitojmë me Rumaninë dhe ta ruajmë atë në kujtesë si diçka pozitive.
A ka një çështje të portierit te Shipëria?
Sigurisht, ne e analizuam ndeshjen tonë të fundit (kundër Francës) dhe unë duhet të them se Ujkani ishte aspak i lumtur me paraqitjen e tij në ndeshjet e fundit, përfshirë dhe takimin me Malin e Zi. Megjithatë, ne jemi duke e ndjekur atë që po bën Ujkani në Serinë A. Ne e dimë gjithashtu si Ujkani ka cilësi. Opinionim im për atë qo ndodh me të në këtë moment, ka të bëjë me një ngërç psikologjik. E di se do të rikthehet në ditët e tij më të mira. Ne besojmë te ai. Vendimi ynë është Ujkani është portieri i parë, gjithashtu edhe për të ardhmen. Ne duam ta mbajmë atë si portier të parë. Edhe ai e di se nuk jemi të lumtur kur ai vuan.
Duke mos dashur t’iu fyejmë, por si ndihet një trajner kur e di se do të luajë ndoshta ndeshjen e tij të fundit në këto eliminatore dhe nuk e di akoma nëse do t’i rinovohet kontrata apo jo?
Unë e di të ardhmen time. Kjo nuk ka të bëjë vetëm më punën. Shikoni, unë mund ta diskutoja atë qysh para tre muajsh. Mund të bëja presion para ndeshjes së parë me Francën në Tiranë dhe Luksemburgun dhe t’i kërkoja Federatës Shqiptare të Futbollit se dëshiroja të zgjasja kontratën time. Ndoshta, ajo duke qenë nën presionin tim në momente kur ne kishim rezultate pozitive, do të thoshte: Ok, le ta bëjmë kontratën. Por, unë refuzova gjatë gjithë gjithë kohës. Madje dhe tani unë kam refuzuar çdo bisedë. Nuk dua të mendoj për kontratën tani. Dua vetëm të kem rezultate të mira dhe ta mbyll me nder edicionin. Pas kësaj, unë do të ulem të diskutoj për kontratën time. Do të mendoj për të gjitha mundësitë. Në një moment mund të dojë Federata, por mund të ndodhë që ta refuzoj unë. Janë të hapura të gjitha opsionet. Por, për momentin nuk dua të mendoj për këtë gjë. Ndjenja ime e vërtetë, është të bëjë diçka pozitive në ndeshjen e fundit (kundër Rumanisë) dhe t’i bëj të lumtur njerëzit. Pas kësaj, çfarë do që të ndodhë ky është fati i një trajneri. Trajneri, përshembull, është duke ikur, por jeni ju që krijoni opinionin, ju analizoni punën e tij. Por, kjo është jeta ime. Gjithmonë është kështu në jetën e një trajneri. Jo vetëm te unë. Jeta ime është jeta e një trajneri. Bashkëjeton me një jetë të tillë. Edhe një herë, unë dëshiroj që në ndeshjen e ardhshme të marrim rezultat pozitiv. Pas kësaj le të shohim se çfarë do të ndodhë, por unë nuk jam nën presion. Nuk dua të mendoj kaq shumë për të.
A është kjo ndeshja juaj e fundit në krye të Kombëtares shqiptare?
Jo, jo, nuk është e fundit. Do të jem edhe për dy ndeshjet miqësore, kontrata ime përfundon në fund të vitit (qesh). Një gjë është e rëndësishme, duhet të shohim të ardhmen e ekipit Kombëtar shqiptar, jo atë të futbollit shqiptar në përgjithësi. Një gjë është e qartë për çdo trajner, kushdo që të jetë. Kjo skuadër ka lojtarë të rinj të talentuar. Duhet ta them këtë. Në të vërtetë, unë nuk dua të them se unë kam nevojë të punësohem këtu në Shqipëri. Kam nevojë për pagë nga Shqipëria, apo diçka të tillë. Natyrisht, që kjo është një gjë e shkëlqyer. Por, për mua është të kemi një atmosferë të mirë, ambicie të mira dhe perspektivë po të tillë. Nëse unë do të përmendja emrin e (Odise) Roshit, do të thoja se jam i lumtur. Është një lojtar i shkëlqyer. Nëse në perspektivë do të fitonim dy-tre lojtarë të tjerë, do të ishim ok. Në këtë rast, si një trajner do të thoja se jam i lumtur të punoja këtu.Do të thotë që perspektiva nuk është e mirë, pasi nuk ka lojtarë si Roshi?
Jo, jo nuk do të doja të thoja këtë. Sigurisht, ne do t’i analizojmë dy vitet e fundit. Së pari, ne kemi pasur vështirësi, jo vetëm për shkak të kundërshtarëve më të fuqishëm se ne, ne kemi pasur vështirësi pasi nuk kemi pasur një grup, për shembull, 25 lojtarë të mirë, pasi në tre-katër ndeshjet e fundit na kanë munguar disa lojtarë, kemi luajtur në mënyrë të përhershme pa tre-katër lojtarë. Dhe kjo është e tmerrshme. Ne do të luajmë nesër (sot) pa tre mbrojtës titullarë, pa tre mesfushorë që ne luajmë zakonisht. Është e tmerrshme për një trajner. Më besoni nuk është aq e lehtë. Qysh një vit më parë, ne duhet të gjenim lojtarë për këto pozicione dhe të kishim 30-35 lojtarë në dispozicion. Ne do të përpiqemi t’i gjejmë ata. Qëllimi i Shqipërisë është të gjejë këta 35 lojtarë. Në këtë moment është të bëjmë lojë kolektive.
A është normale, që dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor (Azerbajxhan dhe Maqedoni), t’i drejtojë trajneri që do të drejtojë edhe ndeshjet eliminatore të ardhshme, Botërorit të Brazil 2014, qoftë Kuzhe apo një trajner tjetër?
Natyrisht, që Federata duhet të mendojë praktikisht. Do të shohim. Marrëdhëniet e mia me Federatën jaën të shkëlqyera, por ajo duhet të mendojë për të ardhmen. Ajo duhet të ketë një ide të menjeherëshme për një proces në lidhje me kualifikueset e ardhshme. Pas dy ditëve, menjëherë pas ndeshjes me Rumaninë do të flas me Fedetaratën dhe Presidentin (Duka) dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë, dhe pas kësaj mund të më jepni një tufë me lule para ndeshjes me Azerbajxhanin (qesh), apo do të vazhdoj të jem.
SHQIPËRIA
(4-4-2)
Portier: Ujkani
Mbrojtës: Dallku, Cana, Teli, Lila,
Mesfushorë: Lala, Lilaj, Roshi, Bakaj
Sulmues: Salihi dhe Bogdani
BILANCI ME RUMANINË
14 ndeshje
2 fitore Shqipëria
2 barazime
10 fitore Rumania
23 NDESHJET E KUZHESË
Trajneri Kuzhe e ka drejtuar në 23 ndeshje Shqipërinë: 12 zyrtare dhe 11 miqësore. Në ndeshjet zyrtare ka këtë bilanc: 2 fitore (me Luksemburgun dhe Bjellorusinë), si dhe 3 barazime dhe 7 humbje.
Miqësore: 11 ndeshje, 6 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje.
Në Francë na ndëshkuan gabimet
“Për mendimin tim, - tha Kuzhe, - në humbje kunder Francës ne luajtëm si ekip, të paktën nga ana e organizimit, luajtëm jo keq. Por u ndëshkuam nga gabime individuale. Nëse do të kishim edhe një mbrojtës më shumë, unë jam i bindur se do t’i parandalonim golat që pësuam. Për një kohë të gjatë do të ishim 0-0. Duhet të kishim një lojtar që të transmetonte lojën dhe ta çonte përpara atë. Luajtëm me Duron dhe Likën në mesfushë. Lika, për shembull, është lojtar i mirë për diçka, por ai nuk ka besim të luaj kundër lojtarëve të fuqishëm të Francës, apo të bëjë fantazistin”.
Francë-Bosnjë, një ndeshje
që nuk mund të parashikohet
Sot, në grupin tonë (D), përveç ndeshjes Shqipëri-Rumani, do të luhet edhe Francë-Bosnjë, që do të vendosë edhe kush ta fitojë grupin dhe do të shkojë direkt në finalet e Euro 2012-s, dhe cila do të mbetet në zonën plej-of. Franca ka një pikë më shumë se Bosnja, prandaj sfida në “Stade de France” pritet të jetë shumë e nxehtë. Francës i mjafton dhe një barazim, ndërsa Bosnja duhet të fitojë patjetër. Por, cilin sheh si fitues grupi trajneri Kuzhe? “Nuk do të jëtë një ndeshje shumë e lehtë për Francën. Sigurisht, ka eksperiencë, lojtarë të shkëlqyer dhe ndoshta nuk do të jetë nën presion të fitojë ndeshjen. Gjithsesi, është shumë e rrezikshme të luash për të mos e humbur ndeshjen. Veçanërisht kundër një ekipi të mirë si Bosnja, që luan një futboll të bukur, mund të sulmojë. Megjithatë, në opinionin tim, Bosnja ka diçka që nuk është 100 për qind profesionale në lojën e saj. Është një ekip që ka disiplinë, obligime, që bën një lojë kompetitive. Luan një futboll të shkëlqyer, por që të këtë një rezultat të plotë kundër Francës unë nuk jam i sigurt”.
EURO 2012, GRUPI D
11 tetor 2011
Francë-Bosnjë
Shqipëri-Rumani
RENDITJA
1. Franca 20
2. Bosnja 19
3. Roumania 13
4. Bjellorusia 13
5. Shqipëria 8
6. Luksemburgu 4