Ndeshja me Barcelonen Ferguson Jemi te favorizuar
Trajneri i Manchester United, Alex Ferguson ka gjetur një mënyrë krejt origjinale për të motivuar skuadrën e tij në prag të finales së madhe të Ligës së Kampioneve kundër Barcelonës. Tekniku skocez është shprehur se spanjollët janë të favorizuar në këtë përballje, por sipas tij gjithçka është e hapur.
“Barcelona është një skuadër e shkëlqyer dhe është përmirësuar akoma më shumë që nga finalja që humbëm në Romë. Kështu, them se ata janë të favorizuar, por kjo nuk do të thotë se do të fitojnë Ligën e Kampioneve. Ne kemi një armë më shumë. Ai është përqëndrimi dhe do të japim maksimumin për të fituar”, është shprehur trajneri i Manchester United.
Por fjalët e Sër Alex nuk mund të besohen në 100%. Sipas mediave angleze, ai ka që tani në mendje një formulë fituese për të ndalur Lionel Messin dhe magjinë e lojës së formacionit të Pep Gurdiolës. Ferguson pritet të ndryshojë modulin e lojës së skuadrës së tij, duke zbritur në fushë me një mesfushor më shumë. Trajneri i “Djajve të Kuq” mendon t’i kthehet skemës klasike 4-4-2 me Rooney dhe Hernandez në vijën e parë sulmuese.
“Është e vështirë të lesh jashtë formacionit lojtarë që kanë luajtur dhe janë sakrifikuar gjatë gjithë sezonit. Në mendjen time kam disa ide për mënyrën se si do të luajmë, por ende nuk kam vendosur”, ka përfunduar Alex Ferguson, i cili në karrierën e tij të gjatë te Manchester United ka arritur të fitojë dy herë Ligën e Kampioneve.
Nertan Prifti