E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton-Fule shqetesim per votat e Tiranes

Në një deklaratë të përbashkët për 8 majin, Catherine Ashton e Stefan Fule shprehin shqetësim për procesin e numërimit të votave për Tiranën në KQZ.

“Çështja e llogjikës ligjore të vendimeve të KQZ-së, për të numëruar të ashtuquajturat vota "të hedhura gabimisht", është një çështje që përbën shqetësim” thonë ata.

Diplomatët e lartë të Bashkimit Europian vlerësojnë se “Procesi zgjedhor nuk ka përfunduar ende dhe se Brukseli do të ndjekë nga afër plotësimin e procedurave të apelit dhe publikimin e rezultateve përfundimtare si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i monitorimit të zgjedhjeve të OSBE/ODHIR”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se “Bashkimi Europian pret që procedurat e apelimit të jenë të ndershme, transparente dhe të mbahen në mënyrë të pavarur dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor ekzistues”. Ashton e Fule i bëjnë thirrje partive të nisin menjëherë dialogun në mënyrë që të bien dakort se si ta trajtojnë çështjen e votave "të hedhura gabimisht".

Një mundësi që mund të merret në konsideratë është që të kërkohet këshillim nga jashtë i pavarur për vendimet e debatuara të KQZ-së. Udhëheqësit politikë duhet të jenë në lartësinë e aspiratave europiane dhe demokratike të qytetarëve shqiptarë”- thuhet në deklaratën e zyrtarëve të lartë europianë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›