E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roland Garros Nadal ndeshje e veshtire kunder Isner

Rafael Nadal është kualifikuar me vështirësi në raundin e dytë të turneut “Roland Garros” pasi ka mundur në nje ndëshje maratonë që zgjati pesë sete amerikanin John Isner. Numri një i botës në tenisin për meshkuj triumfoi në 3-2 me sete, duke vijuar rrugën drejt objektivit për të fituar turneun prestigjoz Grand Slam që po zhvillohet në Paris.

Nadal fitoi setin e parë, por më pas u ndesh me lojën e saktë të Isner, i cili përmbysi gjithçka duke marrë setin e dytë dhe të tretë. Gjithsesi spanjolli do të kthehej në lojën e tij më të mirë, duke shuar përfundimisht ëndrrën e rivalit të tij. Vazhdon rrugën edhe Andy Murray, i cili ka mundur 3-0 me stete tensitin vendas Eric Prodon. 

Surpriza e parë e “Roland Garros” vjen në turneun për femra, ku ish-kampionia Ana Ivanoviç është eliminuar që në raundin e parë. Tenistja serbe u dorëzua 2-1 me sete ndaj suedezes Johanna Larsson, e cila ka arritur një sukses historik në karrierën e saj. Ndërkohë, vazhdojnë turneun Kim Clijsters dhe Maria Sharapova.

Tenistja belge mundi me 2-0 me setet kundërshtaren e saj bjelloruse Anastasiya Yakimova, duke treguar një formë të mirë pas mungesës relativisht të gjatë si pasojë e dëmtimeve të njëpasnjëshme. Ndërkohë, Maria Sharapova, e cila vetëm dy javë më parë fitoi turneun e Romës u kualfikua me lehtësi pasi mundi kroaten Mirjana Luçiç (6-3, 6-0).

Ish-numri një i botës në tenisin për meshkuj po tregon një formë të shkëlqyer, megjithë pak muaj më parë u fol se do të tërhiqej nga tenisi profesionist.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›