Ndeshja me Bosnjen, grumbullohet kombëtarja

Nesër pritet të fillojë grumbullimi paraprak i Kombëtares Shqiptare për ndeshjen kundër Bosnjës.
Sipas burimeve të “Ora News”, trajneri i Kombëtares Josif Kuzhe ka në dispozicion 10 lojtarë të cilët janë: Arjan Beqaj, Isli Hidi, Andi Lila, Gilman Lika, Jahmir Hyka, Ervin Bulku, Altin Lala, Kristi Vangjeli , Endrit Vrapi, Gjergj Muzaka.
Ndërkohë, grumbullimi zyrtar do të bëhet më 30 maj, ndërsa ndeshja do të luhet në 7 qershor.