E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi insiston në dyshen Tevez-Kaka

Kapiteni i Manchester Cityt, Carlos Tevez dhe mesfushori i Real Madridit, Leite Kaka po kërkohen me ngulm nga pronari i Chelseat Roman Abramovich.

Pronari rus pas blerjes së spanjollit Fernando Torres i cili nuk shfaqi potencialin e tij prej sulmuesit, tani kërkon që nëpërmjet dyshes Tevez-Kaka, te ndihmojë Torresin të rikthehet në shkëlqimin e dikurshëm.

Sipas kësaj të përditshmeje, pronanri rus ka ndarë rreth 80 milionë euro për transferimin e sulmuesit argjentinas dhe mesfushorit brazilian.

Ndërkohë, që në objektivat e tjera për freskimin e klubit gjatë afatit kalimtar të verës janë edhe sulmuesi i Anderlechtit, Romeo Lukaku, mbrojtësi i djathtë, Gregory van der Wiel dhe sulmuesi brazilian i Santosit, Neymar.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›