E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja me Irlandën, Kuzhe: E rëndësishme për të ardhmen

Ndeshja miqesore kunder Irlandes se Veriut eshte shume e rendesishme per te ardhmen e perfaqesueses shqiptare. Keshtu eshte shprehur trajneri kuqezi, Jip Kuzhe ne dalejn e fundit perpara mediave ne prag te sfides se neserme. Sipas kroatit, skuadra irlandeze eshte nje skuader e forte dhe kjo do ta ndihmoje ekipin e tij te pergatise eliminatoret e Evropianit 2012.

"Une mendoj se eshte nje ndeshje e rendesishme, sidomos per te pergatitur eliminatoret e ardhshme. Perballe kemi nje skuader te forte si Irlanda e Veriut dhe kjo do te motivojme me shume futbollistet. Sa i perket rezultatit une dua nje fitore, pasi kjo do te permiresonte me shume atmosferen rreth kombetares dhe do te gezonte tifozet. Gjithsesi, kjo miqesore vlen me shume per te qartesuar me shume idete ne lidhje me skuadren dhe futbollistet”, tha Josip Kuzhe, trajner i kombetares.

Kuzhe ka preferuar kunder Irlandes se veriut nje skuader te nderthurur mes talenteve te reja dhe futbollistet me eksperience. Njeri prej tyre eshte kapiteni Altin Lala, i cili eshte rikthyer ne kombetare pas gati nje viti mungese per shkak te demtimit. Bashke me Altin lalen ne kombetaren shqiptare eshte kthyer edhe portieri Arjan Beqaj, qe gjithashut ka munguar per nje periudhe te gjate per shkak te demtimit ne shpatull.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›