Energjia, miratohen huatë e KFV-së

Me një investim prej 90 milion euro sistemi energjetik shqiptar do të integrohet plotësisht me sistemin rajonal. Komisioni parlamentar i ekonomisë ka miratuar katër huatë që jepen nga banka gjermane KFV me të cilat Shqipëria lidhet me Kosovën Malin e Zi dhe Greqinë me sistem transmetimi 400 kilovolt. Planifikohet që e gjithë kjo punë të jetë realizuar brenda vitit 2013.
"Skeduli i këtij procesi është që në muajin qershor ne të kemi përfunduar tenderimin dhe të kemi nënshkruar kontratat me fituesit dhe të vazhdojmë implementimin e projektit i cili kërkon një periudhë tre vjecare për të mbaruar si njëra dhe tjetra", thotë Ylli Demiri, përfaqësues i OST-së.
Deputetët të cilët votuan pro katër projekligjeve të huasë kërkuan të mos ketë vonesa në realizimin e projekteve pasi ata janë shumë të nevojshme për sistemin energjetik të vendit, të këtyre linjave elektrike.
"Unë mendoj që ky është një hap shumë i rëndësishëm dhe shumë pozitiv që qeveria ka ndërhyrë dhe garanton këto kredi, pasi bën të mundur që nëpërmjet garantimit nga ana e qeverisë kredia të jetë me terma të favorizuara", tha Sybi Hida, deputet i PD-së.
Problem për ndërtimin e linjave të tensionit të lartë deri tani kanë qenë shpronësimet në zonat e banuara. Drejtues të OST-së kërkuan ndihmën e pushtetit lokal, dhe zyrave të hipotekave për mënjanimin e burokracirave që zvarrisin projektet.
Adi Darsi