E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Ruçi zgjidhet kryetar i grupit. Rama: Gati për protesta

Nderkohe qe vazhdimi i bojkotit parlamentar eshte ende ne diskutim e siper, socialistet behen gati per pjesmarrje ne kuvend. Deputetet zgjodhen kryetarin e grupit te tyre parlamentar Gramoz Rucin qe u votua me 55 vota pro, praktikisht te gjithe deputetet e pranishem ne votimin e fshehte. “Në mënyrë unanime, me 55 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, grupi parlamentar i Partisë Socialiste zgjodhi zotin Gramoz Ruçi Kryetar” tha deputeti Eltar Deda.

Munguan 8 deputete ne mbldhjen grupit parlamentar, mes te cileve edhe 4 deputetet e LMN-se Blushi, Islami, Harasani dhe Bello. Ra ne sy edhe mungesa e Pandeli Majkos ne nje nga mbledhjet me te rendesishme te grupit parlamentar. Megjithate opozita dyshon ne nje marreveshje e cila do te zgjidhte krizen dhe do te ndalte bojkotin. Kreu i socialisteve Edi Rama, denoncoi faturat abuzive te energjise elektrike dhe beri thirrje per protesta se shpejti.

"Një grabitje e paralajmëruar prej nesh javë më parë kur thamë publikisht se çmimi i kripur i janarit po u faturohet njerëzve edhe për dhjetorin. Shërbimi mizerabël me faturim abuziv të kilovatëve të energjisë, shpesh afrofe dhe larg çdo transparence, në shkelje flagrante të së drejtës elementare te çdo familje shqiptare për të mos paguar cfarë nuk konsumon, po paguhet sot, duke u marrë njerëzve lekë jo vetëm më shumë, por edhe në mënyrë të paligjshme. Ne nuk kemi ndërmend ta paguajmë koston e grabitjes së zgjedhjeve në faturën e energjisë, të ujit, të ushqimeve, ilaceve dhe me rradhë. Ne do të protestojmë për këtë kosto pa u ndalur dhe pa u zbrapsur. çdo shqiptar që nuk është i gatshëm të pranojë kokëulur keqqeverisjen që buron nga kutitë e mbyllura të votave të vjedhura do të bëhet gati për protesta” tha Rama.

Dorian Kodra
Azhornuar së fundi ( e martë , 02 mars 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›