E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshjet e fundit te Champions


Ndeshjet e gjashta dhe të fundit në Ligën e Kampioneve do të zbulojnë edhe ekipet e tjera të kualifikuara për në raundin e eliminimit direkt.

deshjet do të ndajnë edhe biletat për në fazën tjetër të Champions, ndërsa 8 ekipe që do të përfundojnë në vendet e treta të grupeve, do të transferohen në Europa Lige.

Këtë të martë në grupin E, Leverkusen e ka siguruar kualifikimin edhe nëse humb me Genkun, nëse beteja direkte mes Celsit dhe Valencias mbyllet në barazim. Sfida vendimtare është ajo e Stamford Bridge dhe kush ekip prevalon, do të kualifikohet. Valencias i nevojitet vetëm një barazim me gola, por në rast se ndeshja mbyllet 0-0, kalojnë londinezët.

Në grupin F Arsenali ka arritur kualifikimin dhe vendin e parë ndërsa 3 ekipet e tjera janë matematikisht në garë për një biletë tjetër. Olimpiakos pret Topcinjtë në shtëpi dhe që të kualifikohet, fitorja e tij duhet të kombinohet me të paktën një barazim të Marsejës.

Kjo e fundit luan në fushën e Dortmundit. Gjermanët duhet të fitojnë me të paktën 4 gola diferencë dhe të shpresojnë se Olimpiakos do fitojë. Në ndeshjet e tjera të së martës, Apoel i kualifikuar do të presë Shaktjor Donjeckun ndërsa në sfidën tjetër Porto luan shanset direkte ndaj Zenitit.

Të martën në mbrëmje, ndeshjet e grupit H do të vendosin vetëm ekipin që do të shkojë në Europa Lige, pasi skenarët janë pothuajse të zbuluar. Barcelona në vendin e parë dhe Milani në vendin e dytë janë kualifikuar, ndërsa Viktoria Plzen është dy pikë para Bate Borisov, duke shpresuar të ruajë vendin e tretë dhe Europën.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Lacio, fitore pa probleme ndaj Novarës
Një Lacio bindëse, mundi pa probleme 3-0 Novarën e pafuqishme, në ndeshjen mbyllëse të javës së 14-të të Serisë A. Brazil, Korinthians shpallet kampione
Tifozët e skuadrës braziliane të futbollit, Korinthians, festuan deri në orët e para të së hënës për titullin e fituar nga ekipi i tyre i zemrës. Del Piero del nga spitali
Alessandro Del Piero ka dalë nga spitali pasi ka kaluar një mbrëmje të qetë pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen ndaj Cesena-s. Kapiteni i bardhezinjve pësoi një çarje të rrezikshme në tëmth, por analizat treguan se gjithçka është nën kontroll dhe 37-vjeçarit do t’i duhen vetëm disa ditë pushimi. Topi i Artë FIFA, Messi, Cristiano dhe Xavi finalistë
Lionel Messi (Barcelona), Cristiano Ronaldo (Real Madrid) dhe Xavi Hernández (Barcelona) janë tre kandidatët për të marrë çmimin Topi i Artë FIFA 2011, çmim që jepet nga organizmi drejtues i futbollit botëror dhe revista ‘France Football’. Rafael Benitez, një hap larg PSG
Rafael Benitez mund të jetë trajneri i ardhshëm i Paris Saint Germain. Sipas rrjetit televiziv Al Jazeera, tekniku spanjoll është një hap larg zëvendësimit të Atoine Kombouare, trajnerit aktual të ekipit të kyeqytetit francez.

Lajmet kryesore

Venecia dhe ODIHR, rekomandime për reformën
Prezantohet raporti i ekspertëve me sugjerimet përkatëse
Tiranë, konferencë për drejtësinë
Euro bie në 136.31 lekë
Emigrimi, rritet numri i shqiptarëve në Itali
Asistenca, të varfrit vijojnë të shtohen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›