Ndeshjet e play-ofit, mijëra euro në tavëNë “Qemal Stafa” do të luajnë Pogradeci (Kategoria I) me Mamurrasin (Vendi i 2-të në Grupin e Veriut, Kategoria II). Në “Selman Stërmasi” do të përballen Bilisht Sport (Kategoria I) me Vlorën (Vendi i 2-

Të mërkurën në dy stadiumet e kryeqytetit do të luhen dy ndeshjet e play-out që do të vendosin edhe fatin e dy skuadrave që do të mbesin apo do të ngjiten në Kategorinë e Parë.
Kështu, në “Qemal Stafa” do të luajnë Pogradeci (Kategoria I) me Mamurrasin (Vendi i 2-të në Grupin e Veriut, Kategoria II).
Në “Selman Stërmasi” do të përballen Bilisht Sport (Kategoria I) me Vlorën (Vendi i 2-të në Grupin e Jugut, Kategoria II).
Presidenti i Vlorës, biznesmeni i njohur Agron Haxhiraj ka vendosur një premio prej 50 mijë eurosh për skuadrën e tij, nëse ajo mund Bilishtin dhe do të ngjitet në Kategorinë e Parë.
Presidenti i Bilishtit, Spartak Meraku, ka vendosur për “kokën” e Vlorës, një shumë të vogël: 20 mijë dollarë.
Presidenti i Mamurrasit, Ndreca, ka vendosur si shpërblim nga 50 mijë lekë për lojtarët e tij në rast fitoreje me Pogradecin.
E Marte, 19 Maj 2009