E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndëshkimi, babai fut në lavatriçe të birin 3 vjeç

Foto e Bastienit 3-vjeçar, e vendosur para shtëpisë së tij

E ka menduar se ndëshkimin e radhës për gabimet e të birit 3-vjeçar, por tragjikisht ai ka qenë dhe i fundit. Christophe Champenois, babai 33-vjeçar nga Meaux, në afërsi të Parisit, e ka mbyllur të birin në lavatriçen e rrobave, të cilën më pas e ka ndezur. Gabimi i Bastienit të vogël ka qenë një nga gabimet tipike të fëmijëve: i kishte hedhur në banjo vizatimin njërit prej shokëve të kopshtit.

Fëmija 3-vjeçar, të cilin fqinjët e përshkruanin si bjond me fytyrë engjëlli ka vdekur si pasojë e dëmtimeve të rënda në kokë.

Menjëherë e ëma u ka kërkua ndihmë fqinjëve, duke thënë se Bastieni kishte rënë nga shkallët. E mora në krahë, por gjymtyrët e tij ishin të lëshuara njësoj si të një kukulle lecke, është shprehur për Le Parisiene fqinja e familjes Champenois. E ndieva zemrën e tij të rrihte disa herë dhe pastaj ndaloi, tha ajo.

Motra e Bastienit të vogël u kishte treguar fqinjëve që kjo nuk kishte qenë hera e parë që abuzohej me të. I ati e kishte mbyllur shpesh në lavatriçe, në dollap apo e kishte lënë në parvazin e dritares të mbështjellë me një batanije.

Bastien ishte një fëmijë i padëshiruar, është shprehur Evelyne, gjyshja e tij. Ditën që ai lindi, i ati ishte përjashta duke pirë dhe kur i thashë se ishte bërë me djalë, më tha që nuk e donte.

Babai-vrasës është tashmë nën hetim për vrasjen e fëmijës së tij, ndërsa e shoqja, nënë e 7 fëmijëve, akuzohet për mosparandalimin e krimit dhe mosdhënien e ndihmës ndaj një personi të rrezikuar. Fëmijët e tyre janë marrë nën kujdes nga institucionet shtetërore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›