E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joga nudo? Kjo është e shpifur (FOTO)

Share

Ndërsa Kim Kardashian dhe Kris Humphries janë nisur drejt divorcit, një episod i shfaqjes Kourtney&Kim Take New York zbulon se muaji i mjaltit mes tyre nuk ka qenë dhe aq i këndshëm. Madje prej aty kanë nisur sherret, që sollën dhe ndarjen në një periudhë rekord. Në qendër të sherrit, siç tregon edhe emisioni, ka qenë një instruktor joge- i cili u jep leksione Kim-it dhe motrës së saj, Kourtney-t, ndërsa është i zhveshur plotësisht. Kris futet në shtëpi dhe sheh skenën, e cila e tërbon. Kjo është e shpifur. Kjo është shtëpia ime. Kjo është një mungesë totale respekti, ulërin Kris. Edhe pse e shoqja e tij ka ca gjëra në trup, sërish ai nuk e duron që ajo po bën joga me një mashkull nudo përpara.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›