Berisha në Blej shqip: Birra Korça, e shkëlqyer
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha ka vizituar sot panairin Blej shqip pjesë e festimeve për 28 Nëntorin, i ngritur në rrugën pedonale Murat Toptani nw Tiranw.
Berisha u ndal në stendën e Birra Korça, të cilën e vlerësoi maksimalisht për shijen.
Kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga kreu i Bashkisë, Lulzim Basha tha se Birra Korça është absolutisht më e mira. E shkëlqyer!.
Në panairin Blej shqip pjesë e programit të Bashkisë së Tiranës për festën e Pavarësisë, ishin ekspozuar shumë produkte, 100% shqiptare.