E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndezi zjarr në fshatin Kryekuq dhe rrezikoi parkun kombëtar të Divjakës, arrestohet 29-vjeçari

TIRANË, 27 tetor /ATSH/ Policia e Divjakës arrestoi një 29-vjeçar, i cili dyshohet se ndezi zjarr në fshatin Kryekuq dhe flakët po përhapeshin dhe po rrezikonin djegien e pyllit të parkut kombëtar të Divjakës.

Policia njoftoi se forcat zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe toke me bimësi të egër dhe shkurre.

Shërbimet e Policisë kanë kapur pranë vatrës të zjarrit, shtetasin A. M., 29 vjeç, banues në Divjakë, i dyshuar si autor i zjarrvënies, i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›