E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta, të rinjtë djegin kartona para Ministrisë së Arsimit dhe marshojnë drejt Kryeministrisë

TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Studentë dhe protestues u grumbulluan pasditen e sotme në ditën e 15-të të protestës përpara Ministrisë së Arsimit në Tiranë.

Një grup studentësh u nis nga Fakulteti i Mjekësisë dhe u bashkuan me protestuesit e tjerë përpara Ministrisë së Arsimit.

Përpara godinës së Ministrisë së Arsimit ndodheshin forcat e Policisë, si dhe një autobot në rast se do të kishte tensione me protestuesit.

Protesta e të rinjve vijon të mbështetet nga pedagogët e universiteteve publike, të cilët kanë bojkotuar mësimin që prej 21 tetorit, në shenjë solidariteti me ta.

Studentët edhe sot vijuan thirrjet për dorëheqjen e Ramës.

Ata u vunë flakën disa kartonave dhe dy kosha mbeturinash përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Pas ndalesës për rreth dy orë tek Ministria e Arsimit, të rinjtë dhe qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë ku dhe vijuan protestën e tyre.

Gjatë ditës së djeshme protesta u zhvillua paqësisht dhe pa incidente. Ndërkohë që në ditët e mëparshme protestat u përshkallëzuan në përplasje të dhunshme mes forcave të rendit dhe protestuesve, duke shënuar dhjetëra të lënduar si në radhët e Policisë, ashtu edhe të protestuesve.

Të rinjtë dhe studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë refuzuar çdo ftesë për dialog nga ana e tij.

Protesta para Ministrisë së Arsimit, foto: Andrin Hoxha 1 nga 11

/vijon…/

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›