Ndihma e shpejte ne Tirane

Ndërsa makina dhe trupi i të ndjerit Skerdilajd Konomit kishin marre flakë, në vendgjarje ndonëse minutat që kaluan ishin të shumta, nuk u duk asnjë ambulance apo personel i shërbimit mjekësor. Problematika e qarkullimit të automjeteve të ndihmës së shpejte që duhet të mbërrijnë në raste urgjente është e njëjtë në shumë qytete të tjera të vendit.
Telefonata urgjent mbërrijne shume cdo ditë në Urgjencën e Tiranës. Pasi shqyrton rastin ekipi i mjekëve vendos ku të nis më parë ambulancën e cila në rrugëtimin e saj nga ndërtesa e Urgjencës deri në familjen e të sëmurit, duhet të përballet me trafikun e rënduar të kryeqytetit të cilin në ditë të caktuara të javës është e pamundur të shmanget edhe duke tentuar të gjesh vend- kalimin në korsitë e emergjencës që në të shumtën e rasteve janë të bllokuara.
Shpesh trafiku e vështirëson shumë dhënien e ndihmës mjekësore në kohë.
Mjeket tregojnë se ka pasur raste që kur ata kanë mbërritur në destinacion e kanë gjetur pacientin pa jetë. Cdo ditë në urgjencen e Tiranës drejtohen mesatarisht 45 persona që kanë nevojë për ndihmë të specializuar mjekesore, por ekipi mjekësor i urgjencës së Tiranës mbulon dhe shërbimin në shtëpi apo në rrugë në raste aksidentesh.