Universitetet, nesër nisin regjistrimet e studentëve fitues
TIRANE- Nisin të hënën regjistrimet e studentëve fitues në Universitetet shtetërore. Sipas udhëzimit, regjistrimi i kandidatëve për të fituar statusin e studentit, të pranuar në universitetet publike, do të zhvillohet me regjistrim paraprak dhe përfundimtar.
Ministria e Arsimit publikoi listën paraprake të fituesve për vitin akademik 2011-2012, si dhe listën me pikët e fituesve të fundit për çdo program studimi.
Procesi i regjistrimit do t’i përkasë raundit të parë të pranimeve në universitete. Raundi i dytë i pranimeve do të realizohet për vendet që do të rezultojnë të paplotësuara në universitete, pas mbylljes së regjistrimit përfundimtar. Aplikimi do të bëhet me Formularin A3.
Për këtë raund të dytë dhe të fundit pranimesh do të ketë fazë tjetër regjistrimesh, afatet dhe modalitetet e së cilës do të bëhen të ditura më vonë nga Ministria e Arsimit.
Udhëzimi vë theksin në rëndësinë e respektimit të afateve të regjistrimeve nga kandidatët për studentë. Ata duhet të regjistrohen paraprakisht në programin e studimit, ku janë shpallur fitues, pranë sekretarive mësimore të fakulteteve nga data 12 shtator deri në datën 18 shtator, nga ora 8.00 deri në orën 18.00.
Dy ditë pas mbylljes së këtij procesi, institucionet publike të arsimit të lartë, deri në orën 14.00 të datës 20 shtator 2011, duhet të dorëzojnë në MASH dhe në AKP listën origjinale.
Në bazë të regjistrimeve paraprake të kryera dhe të vendeve të paplotësuara, AKP, në datën 23 shtator 2011, do të shpallë listën përfundimtare të kandidatëve fitues, duke ruajtur parimin Meritë-Preferencë, që do të publikohet edhe në faqen e MASH.
Listat përfundimtare të kandidatëve fitues, në formë të shkruar dhe elektronike, do t’u dorëzohen universiteteve, sipas programeve përkatëse të studimit, në datën 24 shtator nga AKP.
Universitetet duhet t’i afishojnë listat brenda datës 25 shtator. Ndërkaq, regjistrimet përfundimtare të kandidatëve të rinj do të kryhen nga data 26-30 shtator.
Ngjashëm me maturat e shkuara, edhe për këtë vit fluksin më të lartë të kërkesave pritet ta ketë universiteti i Tiranës, tetë fakultetet e të cilit përmbajnë programet studimore më të pëlqyera nga maturantët. Pranë këtij universiteti vetëm 6 mijë nga 48 mijë kandidatët për shkollë të lartë do të mund të vijojnë studimet e larta. Dita e fillimit të vitit të ri akademik, pritet të vendoset së shpejti nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
(s.g/atsh/BalkanWeb)